leoni

Hashim Thaçi

Hashim Thaçi: Pika kufitare në Morinë është një gërmadhë i ndanë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pika kufitare në Morinë i ndanë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë. Ky kufi  është vendosur jashtë vullnetit të dy vendeve, prandaj duhet të hiqen njëherë e përgjithmonë këto gërmadha kufitare, në këtë pjesë të atdheut. Thaçi ka deklaruar se institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të guxojnë t’i marrin këto vendime pa humbur kohë. “Sapo kalova pikën kufitare në Morinë, e cila ndanë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë. Kufi ky i vendosur jashtë vullnetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Këto gërmadha kufitare duhet të hiqen njëherë dhe përgjithmonë. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë liri të lëvizjes dhe mallrave sipas standardeve evropiane. Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të guxojnë t’i marrin këto vendime dhe atë pa humbur kohë ka nënvizuar kryetari Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …