Javier Solana

Havier Solana edhe nëse merr pushtetin në Spanjë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe ish-përfaqësues i lartë për politikat e sigurisë dhe të jashtme në BE, Havier Solana  ka folur edhe për çështjen e Kosovës. Solana ka njohuri për vendin tonë meqë  sekretar i NATO-s, në vitin 1999, kjo forcë euroatlantike ka bombarduar caqet serbe në Kosovë dhe Serbi, gjatë luftës në Kosovë. Ai gjithashtu njihet për marrëdhëniet e mira që ka pasur me ish-kryetarin pacifist  të Kosovës, Ibrahim Rugova, por gjatë një paraqitjeje në Madrid, Solana, si pjesëtar  i Partisë Socialiste të Punëtorëve në Spanjë ka folur edhe për mos-njohjen e Kosovës nga Spanja, një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin Kosovën. Media kroate “narod.hr” shkruan se Solana ka thënë se edhe nëse partia e tij vjen në pushtet, që pritet të merr besimin e parlamentit Pedro Sançez i PSOE-së, qëndrimi ndaj Kosovës do të jetë i njëjtë. Kjo rrjedhë edhe nga deklarata e Sançezi se kundërshton mbajtjen e një referendum mbi pavarësinë e Katalonisë, krahina në verilindje të Spanjës që kërkon pavarësinë e saj. Solana gjithashtu ka thënë se kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë të ligjshëm, por që janë kufij. “Në Kosovë, gjërat nuk shkuan mirë. Kufiri mes Kosovës dhe Serbisë është i paligjshëm, por megjithatë është një kufi. Serbia është e gatshme të flasë për këtë. Gjithashtu duhet kihet parasysh që Shqipëria është vend i vështirë”, ka thënë Solana.

Kontrolloni gjithashtu

Marrëveshja për hartimin e projektit për tunelin në rrugën Tetovë-Prizren, nxiti debat mes deputetit Ferat Shala e atyre të Vetëvendosjes

Marrëveshja për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, ka nxitur debat …