RKL

Haxhi Muhaxheri: Kasneci i lirisë

Kur nata zbriti në Arbëri

Një mjegull e keqe

Ua zuri frymën luleve

E ulërimat e ujqërve

Ua prishen fëmijëve gjumin

 

Pastaj… si krismë qielli

U dëgjua një zë:

– Ju flet Kosova e Lirë

E u tremben ujqërit

E buzqeshen fëmijët

E çelen lulkuqet

 

Sakaq –

Dielli ia veshi natës

Një vello të bardhë

e qiellit flut’ruan shqiponjat

 

4 janar 2019

Kontrolloni gjithashtu

Fjala e Fadil Begut komandant i UÇK, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Fadil Begu: ATA PO VIJNË

Ju tretën nga atdheu, Ju lidhën me zinxhirë në kafaze, Ju mbështollën me lecka Ju …