Haxhi Shala, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se Kosovës i duhet një koalicion më i gjerë qeverisës për të përfunduar bisedimet me Serbinë. Ai ka theksuar se përplasjet brenda koalicionit për çështjet e dialogut me Serbinë nuk e rrezikojnë qëndrueshmërinë e Qeverisë. Sipas tij, përgjegjësia për ndryshimet në koalicionin qeverisës i takon partisë më të madhe brenda, LDK-së. Ai ka thënë se nuk është kundër pranimit të Partisë Demokratike të Kosovës në koalicion.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
