Haxhi Shala:

Haxhi Shala: Shkëlzen Gashi është pasqyra e vërtetë e Vetëvendosjes

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka reaguar kundër deklaratës antishqiptare të Shkëlzen Gashit, këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili tha se individë nga radhët e UÇK-së kanë bërë krime ndaj civilëve të pafajshëm.

Haxhi Shala, epror i lartë  luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut,  ka shkruar se VV-ja vetëm për dy muaj qeverisje e ka treguar maskën e vërtetë ideologjike partiake e morale.

Ai ka thënë se Shkëlzen Gashi është pasqyra e vërtetë e VV-së.

Ai po bën thirrje për zbardhjen e fatit të gjoja të serbëve të vrarë nga UÇK sidomos nga krerët e saj, në vend se ta kërkojë të kundërtën, pra të kërkojë llogari nga Serbia për krimet e bëra në Kosovë nga serbet, në luftën e fundit.

Ai, me vetëbesim të tepruar, pasues i deklaratave të ngjashme të kolegëve të tij partiak, po bën thirrje për rezistencë […] duke i dhënë vetes atë të drejtë në një shtet që funksionon në korniza demokratike e jo si mendon ai!

VV vetëm për dy muaj qeverisje e ka treguar maskën e vërtetë ideologjike partiake e morale. Dominimi politik i tyre është më i rëndësishëm se sa vet vlerat e UÇK-së dhe shtetit të Kosovës. Përfitimi i tyre politik me këtë qasje, është shumë më i vogël se sa dëmi që ata po i bëjnë Kosovës!

Turp.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …