Xhavit Haliti: Asnjë raport kredibil ndërkombëtar nuk ka nxjerrë përfundime se UÇK-ja ka kryer krime gjatë luftës

Xhavit Haliti, i quan shpifje deklaratat e Shkëlzen Gashit, këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Xhavit Haliti, i quan  shpifje deklaratat e Shkëlzen Gashit, këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti Ai ka thënë se përmes shpifjeve po tentohet të njolloset pastërtia e luftës çlirimtare të UÇK-së.  Ato i provokojnë në mënyrë flagrante dhe i lëndojnë ndjenjat e themeluesve, drejtuesve, pjesëtarëve dhe mbështetësve të saj, çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Haliti në një postim të tij.

Asnjë raport kredibil ndërkombëtar nuk ka nxjerrë përfundime se UÇK ka kryer krime të luftës. Mbi bazën e dyshimeve, është ngritur Gjykata Speciale. Ajo është institucioni i vetëm kredibil i drejtësisë, që mund të ngritë akuza, duke i mbështetur ato në fakte, larg çdo anshmërie. Në këtë drejtim, pas akuzave publike të Shkëlzen Gashit, prokuroria e Kosovës si dhe ajo e Gjykatës Speciale duhet të ndërmarrin veprime të shpejta hetimore.

Deri në shpallje gjykimesh të plotfuqishme nga Specialja, akuzat e Gashit mbeten vetëm shpifje. Përmes tyre tentohet të njolloset pastërtia e luftës çlirimtare të UÇK-së. Ato i provokojnë në mënyrë flagrante dhe i lëndojnë ndjenjat e themeluesve, drejtuesve, pjesëtarëve dhe mbështetësve të saj, çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës. Në institucionet e shtetit të Kosovës, i cili qëndron mbi sakrificat sublime dhe luftën e UÇK-së, individët e tillë janë tërësisht në vendin e gabuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Edhe në Nabërgjan, si anembanë Kosovës, ka shumë dhimbje por edhe krenari

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë nderime  në vendin ku pushojnë dëshmorë e martirë …