Haxhiu priti në takim lamtumirës ambasadorin belg Gregoire Cuvelier

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.

Haxhiu e falënderoi ambasadorin Cuvelier për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, për dialogun e hapur me institucionet e Kosovës, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj vendit.

Ajo i uroi ambasadorit suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke theksuar se ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Kosovë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Më 10 shtator nisin fjalët përfundimtare ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut e Kuçit

Gjykata speciale në Hagë ka caktuar datat për mbajtjen e deklaratave përfundimtare në gjykimin ndaj …