Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher, si dhe Tilmann Scherf nga Zyra e Jashtme Federale Gjermane.
Gjatë takimit, gjenerallejtënant Jashari e falënderoi delegacionin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që Republika Federale e Gjermanisë i ka dhënë Kosovës, me theks të veçantë në ngritjen dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga themelimi i saj.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në FSK, prioritetet dhe nevojat e saj, si dhe procesin e planifikimit për të ardhmen.
Palët shkëmbyen gjithashtu pikëpamje lidhur me situatën e sigurisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit e partneritetit në përballimin e sfidave të përbashkëta.
Në përfundim të takimit, gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha fazat e zhvillimit të FSK-së, ndërsa të dyja palët u pajtuan për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve bilaterale ushtarake ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
