Hazbije Berisha: Gjaku i nxënësit Isa (Muhamet) Berisha shenjë e kujtesës historike!

Hazbije Berisha: Gjaku i nxënësit Isa (Muhamet) Berisha shenjë e kujtesës historike!

Në Amfiteatrin e bukur të shtëpisë së kulturës “IMRI CURRI” në Han të Elezit,  në prani të një numri të madh artdashësish dhe në një atmosferë impozante, nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, z.Mehmet Ballazhi – Kryetar, u mbajtë premiera e filmit dokumentaro – artistik  Gjaku i nxënësit Isa (Muhamet) Berisha shenjë e kujtesës historike.

Këtë manifestim kulturor, përkatësisht Familjen Berisha, kishte ardhur ta nderoj  edhe familjari i Poklekut të Drenicës martire, i masakrës më të madhe në Kosovë, Ing.Xhavit Muqolli me bashkëshortën e tij Zojen.

Përveç shumë qytetarëve nga Hani i Elezit, Kaçaniku, dhe e gjithë Kosova,  kishte edhe nga trojet tona etnike nga Maqedonia e Veriut, Shkupi, Tetova, Kumanova  dhe shumë bashkëatdhetarë nga Mërgata shqiptare, me prezencën e tyre na nderuan edhe ish të burgosurit politik: z.Shaban Çupi, Shani Sejdiu, Bajram Dernjani, Zahrie Podrimçaku – Subashi, znj. e Salih Gjonbalaj nga Brukseli.

Ky manifestim përkujtimor të cilin e moderoi suksesshëm, znj. Xhemile Curri, u përmbyll me një këngë të bukur kushtuar martirit Isa (Muhamet) Berisha, të interpretuar nga Shaban Rogaqi, dhe i cili u përcoll me duartrokitje frenetike nga të pranishmit.

 

 

P. S. Sot e 27 vite më parë, krimineli serb Ivica Zhivanoviq(ushtar i Ushtrisë famkeqe jugosllave), saktësisht më 18 qershor 1995, derisa nxënësi i shkëlqyeshëm 10 vjeçar ( Isa Berisha) po lozte futboll me moshatarët e tij, mu para oborrit të shtëpisë së vet (hiq më larg se 30 metra nga objekti i Kazermës së ushtrisë famkeqe jugosllave), e thërret Isen e vogël, e fut brenda në kazermë dhe, pas 10 minutash me gjakftohtësinë më të madhe prej krimineli e ekzekuton, vetëm e vetëm pse ishte shqiptar!!

Krimineli edhe pse e ka pranuar krimin në seancën gjyqësore në Nish, sot e kësaj dite jeton i lirë dhe nuk është dënuar me asnjë ditë burg!!

Kjo është “fytyra” gjenocidiale e Serbisë fashiste, e cila me shekuj vazhdon të mbetet e përkëdhelura e Ballkanit nga Evropa”demokratike”!!

P.S.Ekipa realizuese e dokumentarit:

Autorë: Nusret Pllana e Erza Ramuka

Skenari: Emin Kabashi

Regjia: Nusret Pllana

Producente: Erza Ramuka

Kamera dhe montazhi: Gramos Salihu

Asistent kameraman: Pjetër Monreca

Sponsor gjeneral: ALBAGROUP – Sherif Ramuka

 

Hani i Elezit,

18 qershor 2022

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarja, Vjosa Osmani, ka dekoruar pas vdekjes pjesëtarin e UÇK-së, Francesco Bider, me urdhrin “Hero i Kosovës”

Kryetarja, Vjosa Osmani, ka dekoruar pas vdekjes pjesëtarin e UÇK-së, Francesco Bider, me urdhrin “Hero i Kosovës”

Kryetarja, Vjosa Osmani ka dekoruar pas vdekjes pjesëtarin e UÇK-së, Francesco Bider, me urdhrin “Hero …