Lutfi Haziri: Nuk duhet të ketë vija të kuqe, edhe pse ne i kemi vendosur vetë ato ndaj PDK-së si debat i brendshëm

Haziri: Mandati për qeverinë e re i takon Kurtit po nuk do të negociojmë deri të përfundon numërimi i të gjitha votave

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se momentalisht mandati për qeverinë e re i takon Albin Kurtit por ka theksuar se nuk do të nisin negociatat për qeverinë e re përderisa nuk përfundon numërimi i të gjitha votave. “Rezultati është shumë i ngushtë dhe ne jemi duke e pritur numërimin e të gjitha votave, përfshirë votat me kusht, votat e diasporës dhe votat për deputetët, pastaj fillon procesi i negociatave. Dallimi është i vogël, një deputet, por që ia jep mandatin (për formimin e qeverisë) liderit të Vetëvendosjes”, thotë Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

James Pettifer: “Juristët do të kishin bërë karrierë të shkëlqyer në Jugosllavinë e Rankoviqit”

Akademiku britanik dhe profesori i Universitetit të Oxfordit, James Pettifer, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës …