Heiko Maas: Nuk ka asnjë pjesëmarrje të Gjermanisë në asnjë lloj “non paper" që prek kujfijtë ballkanik

Heiko Maas: Nuk ka asnjë pjesëmarrje të Gjermanisë në asnjë lloj plani që prek kufijt e Ballkanit

Gjermania sikurse në të kaluarën ashtu edhe në të ardhmen do të vazhdojë të kundërshtojë idetë për ndryshim të kufijve të Ballkanit. Kështu ka thënë kryediplomati gjerman, Heiko Maas gjatë konferencës për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Ai ka thënë se “Non-paper”-i, për ndryshim të kufijve  nuk është i vërtetë. Ajo është diçka që nuk duhet të merremi me të më shumë. Nuk ka asnjë pjesëmarrje të Gjermanisë në asnjë lloj “non paper”. Nëse ka zëra për këtë, atëherë ato janë ‘fake news’. Politika gjermane për Ballkanin Perëndimor, është ajo, se ne nuk vëmë gisht në kufijtë e  Ballkanit. Çdo ndryshim i kufijve, kudo qoftë do të ketë ndikim në tërë rajonin dhe do të ketë pasoja negative për të gjithë”, tha Maas.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …