leoni

Hermann Neubacher: Çetat e “Ballit Kombëtar” nuk hodhën asnjë pushkë kundër trupave tona

Hermann Neubacher: Çetat e “Ballit Kombëtar” nuk hodhën asnjë pushkë kundër trupave tona

Ish-shefi i nazistëve në Shqipëri,  Hermann Nojbaher, në kujtimet e tij lidhur me pushtimin  e Shqipërisë në vitin 1943, pas kapitullimit të Italisë fashiste,  tregon për  urdhrin e  Hitlerit nëpërmjet Ribentrpit për Shqipërinë. Forcat nacionaliste, që gjatë kohës së okupimit italian kishin dalë në mal, sikur trajtohej, “Balli Kombëtar” sipas rregullit armiku numër një, nuk do të përbënte rrezik për ne. Për ta kundërshtarë numër një  si në Jugosllavi ashtu dhe Greqi ishin komunistët… Çetat e “Ballit Kombëtar” nuk hodhën asnjë pushkë kundër trupave tona. Ndërsa në Jug ata ose patën përballje ose u shmangeshin luftimeve me forcat partizane. Vetëm Abaz Kupi si mëkëmbës i Ahmet Zogut me përkrahësit e tij, që sipas të dhënave numëroheshin në mijëra vetë, vepronte në krahinat midis Tiranës dhe Shkodrës. Bile tek ai ishin instaluar oficerë ndërlidhës anglezë. Ne i lamë ata të qetë, po ashtu dhe ata ne. Rol të madh në përkrahje të forcave tona kishte Xhafer Deva dhe Ibrahim Biçaku, ka saktësuar veç tjerash në kujtimet e tij oficeri i lartë nazist, Hermann Nojbaher. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …