Lidhur me arrestimin e drejtorit të Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi, nga policia e Serbisë, Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës ka lëshuar një deklaratë publike ku thuhet se kohën kur Kosova është e interesuar që të normalizojë raportet me Serbinë, ajo me politikat e saj që i takojnë të së kaluarës vazhdon të vë në pikëpyetje përpjekjet tona dhe të bashkësisë ndërkombëtare për të promovuar paqe dhe stabilitet në rajon. Në deklaratën e nënshkruar nga kryetari i Komisionit, Elmi Reçica thuhet: “Komisioni për Politik të Jashtme i Kuvendit të Kosovës e ka përcjellë me shqetësim të madh rastin e fundit të arrestimit të drejtorit të policisë rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi. Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës e vlerëson krijimin e Task-Forcës për zgjidhjen e këtij rasti dhe shpreh indinjatën e thellë për ketë rast, duke e konsideruar si një akt i cili mund të provokojë tensione të reja në mes të dy shteteve. Komisioni kërkon nga të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare që të marrin të gjitha masat e nevojshme, që të ndodhë lirimi sa më shpejt i drejtorit të Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi, në të kundërtën, komisioni vlerëson se, përsëritja e këtyre rasteve do të vë në pikëpyetje bisedimet që po zhvillohen në Bruksel.
Kontrolloni gjithashtu
DnV; Gjuhë arrogante më së shumti është përdorur gjatë aktiviteteve të VV-së, por përjashtim nuk kanë bërë, as partitë e tjera
Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se që nga fillimi …