Abdullah Hoti

Hoti: Doganat e ATK-ja përmbyllin vitin me të hyra mbi 1 miliardë euro, ATK me 393 milionë euro

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka njoftuar se  doganat pritet të përmbyllin vitin me të hyra mbi 1 miliardë euro, ndërsa vetë ATK-ja  me 393 milionë euro. Doganat e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës, mbesin arkëtuesit kryesorë të buxhetit të Kosovës. Këtë vit këto dy institucione pritet të mbledhin shumë më shumë të hyra se sa vitin paraprak. Këtë vit rritja ekonomike do të jetë mbi 4 për qind si rezultat i reformave fiskale që Ministria e Financave ka ndërmarrë gjatë vitit. Në vitin e ardhshëm do të ketë ndryshime të pakos fiskale , ku parashihet zgjerimi i listës për lëndët e para për lirim nga tatimi, ka thënë mes tjerash ministri, Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Fondi i Kursimeve Pensionale njofton kontribuesit që nuk kanë aplikuar ende për tërheqjen e 10% se mund të aplikojnë deri më 6 prill

Kthimi bruto në gjysmën e parë të vitit 2026 të Fondit të Kursimeve Pensionale ka arritur në 312 milion euro

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) ka shënuar rezultat historik në performancën e investimeve …