Hoti: Është shumë e nevojshme që të themelohet një plan për rimëkëmbjen ekonomike së vendit për pesë vitet e ardhshme

Hoti: Është e nevojshme që të themelohet një plan për rimëkëmbjen ekonomike për pesë vitet e ardhshme

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka ngritur alarmin për gjendjen ekonomike në Kosovë pas konferencës së BQK-së, ku u vlerësua se vendi mund të ketë rënie të madhe ekonomike. Hoti me anë të një postimi ka thënë se është tepër e nevojshme që të ketë një plan për rimëkëmbjen ekonomike në pesë vitet e ardhshme. Sipas tij, mbi të gjitha planet, duhet edhe thellimi i partneritetit politik dhe ekonomik me SHBA-të dhe BE-në. “Ky plan duhet të identifikojë të gjitha burimet e financimit të rritjes ekonomike dhe të mobilizojë ato burime, sektorët prioritar që duhet mbështetur, pako për shfrytëzim të fondeve të mbetura të privatizimit dhe pako për tërheqje të investimeve të jashtme”, ka thënë Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …