Nënsekretari i OKB-së për Operacionet e Paqes nis vizitën dyditore në Kosovë

Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix, nis sot një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, i cili njoftoi se gjatë qëndrimit të tij Lacroix do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, partnerë ndërkombëtarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe stafin e UNMIK-ut. Po ashtu, ai do të vizitojë disa projekte që mbështeten nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Sipas njoftimit të UNMIK-ut, në fokus të takimeve do të jenë operacionet paqeruajtëse të OKB-së, angazhimi shumëpalësh, si dhe mbështetja e vazhdueshme për paqen dhe stabilitetin në rajon. Pas përfundimit të vizitës në Kosovë, Lacroix do të vazhdojë turneun e tij rajonal me vizita në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj kritikon ashpër Albin Kurtin: Qeveris vetëm përmes krizave për të shmangur përgjegjësitë

Analisti dhe opinionisti Blerim Canaj ka adresuar kritika të forta ndaj kryeministrit në detyrë, Albin …