leoni

Avdullah Hoti thotë se kanë punuar aq shumë sa që një qeveri për një mandat të plotë nuk do të mund të punonte

Hoti: Neglizhimi i projektit të gazsjellësit që mbështetet nga SHBA-ja është dëm i madh për Kosovën

Ish-kryeministri Avdullah Hoti që tani është deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shkruar se neglizhimi i projektit të gazsjellësit që mbështetet nga SHBA-ja është dëm i madh për Kosovën. “Në Qeverinë Mustafa të viteve 2014-2017 janë plotësuar kushtet që Kosova të bëhet pjesë e MCC-së. Dhe ka disa vite që MCC, bashkë me institucionet e Kosovës, ka bërë studimet e nevojshme për diversifikimin e resurseve energjetike, përfshirë edhe furnizimin me gaz. Gjatë kohës sa kam qenë kryeministër, kemi finalizuar listën e projekteve për tu përfshirë në financimin nga MCC, e cila është bazuar në studimet e parafizibilitetit. Në këtë listë ka qenë i përfshirë edhe rrjeti për qasje në gaz në Maqedoninë e Veriut. Në qeverisjet e LDK-së nuk kanë pasur asnjëherë dilema për bashkëpunimin me SHBA, ka shkruar mes tjerash ish kryeministri dhe depueteti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk ka pranuar me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës gjatë luftës clirimtare, Sami Lushtaku …