Italia vendosi që nga data 15 tetor deri më 31 dhjetor të kërkojë nga qytetarët pasaportën e vaksinimit

Këshilli i Ministrave të Italisë ka marr vendim që pos bareve, restoranteve, palestrave, kinemave, pasaporta e vaksinimit të ju kërkohet edhe për punonjësit e administratës publike dhe sektorit privat. Pasaporta e vaksinimit do të jetë e detyrueshme për mësuesit, profesorët, teknikët, administratorët e shkollave dhe universiteteve për të cilët ishte parashikuar tashmë, por gjithashtu do të shtrihet në polici, ushtri dhe diplomatë. Edhe ata që kanë kontrata të jashtme me administratën publike do të duhet të tregojnë pasaportën e gjelbër  për të hyrë në një vend pune, për të kryer trajnime ose veprimtari vullnetare. Përjashtohen nga rregulli bëjnë personat nën 12 vjeç dhe ata që nuk mund të vaksinohen në bazë të një certifikate mjekësore. Të vaksinuarit do të mund të  printojnë pasaportën  pas 15 ditësh që nga doza e parë.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …