Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bën të ditur se shumë shpejt do të merren masa shtesë

Hoti reagon pas grumbullimit të qytetarëve në qendra tregtare në kundërshtim me masat e qeverisë dhe rekomandimet

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas grumbullimit të qytetarëve në qendra tregtare. Ditën e djeshme, shumë qytetarë janë parë që janë mbledhur nëpër qendra tregtare dhe shëtitore në qytete të ndryshme të Kosovës janë parë grumbull i qytetarëve pa u penguar nga askush dhe pa u kujdesur për masat mbrojtëse të koronavirusit. Pas kësaj situate, ka reaguar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Përmes një postimi, Hoti ka shkruar këto grumbullime kanë qenë në kundërshtim me masat e qeverisë dhe rekomandimet e IKSHPK-së dhe profesionistërve shëndetësorë. Ai ka thënë se në mesin e këtyre qytetarëve mund të ketë pasur edhe të infektuar me koronavirus, gjë që pas dy javësh shumë qytetarë do të kërkojnë ndihmën e mjëkëve nëpër spitale të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …