Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Hovenier: Qeveria e Kosovës nuk qe në gjendje që të merrte vendime sa i përket gaz-përçuesit amerikan dhe ky ishte një dështim

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Xhefri  Hovenier, ka folur rreth çështjes së refuzimit të gaz-përçuesit amerikan. Ai tha se Qeveria e Kosovës me të drejtë po bën një studim të thellë për energjinë. Ajo nuk ishte në gjendje që të merrte vendime sa i përket gaz-përçuesit amerikan, për të cilën tha se është dështim. “Qeveria nuk ishte në gjendje të merrte vendime për rrugën e saj të ardhshme në afatet kohore që kërkon Mijëvjeçari. Kjo domosdoshmërish është dështim. Jo domosdoshmëri është diçka që po kritikoj. Thjesht është realiteti. Mezi presim që Qeveria e Kosovës të marrë disa vendime përfundimtare për strategjinë energjetike. Mirëpresim mundësinë që të mund ta mbështesim. Në ndërkohë puna e Mijëvjeçarit duhej të vazhdonte. Programi ‘Kompakt’, nëse miratohet, do të përmbajë ndihmë shumë të rëndësishme në mbështetje të infrastrukturës energjetike për Kosovën – për ta ndihmuar Kosovën që të ketë furnizim me energji që është i sigurt, i qëndrueshëm, bashkëkohor i shekullit XXI”, ka thënë ambasadori amerikan. I pyetur se a e kanë diskutuar këtë çështje me kryeministrin Albin Kurti, Hovenier ka thënë se e kemi diskutuar strategjinë për energji dhe dëshirën e Amerikës për ta ndihmuar për disa vendime shumë të vështira. Për të ndihmuar në pozicionimin e Kosovës në të ardhmen me një furnizim më të mirë të energjisë”, ka saktësuar ambasadori amerikan, Xhefri Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin ushtarak, fokus në edukimin dhe profesionalizimin e forcave

Bashkëpunimi ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë po zgjerohet, …