leoni

Ispektorët komunalë i kanë inspektuar marktetet në qytetin e Malishevës

Ispektorët komunalë i kanë inspektuar marktetet në qytetin e Malishevës

Ispektorët komunal në Malishevë, në kuadër të punës dhe aktiviteteve të përditshme, edhe sot, të shoqëruar edhe nga drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit, Besartë Kryeziu-Ramaj, i kanë inspektuar marktetet në qytetin e Malishevës, për zbatimin e masave në përgjithësi, dhe në veçanti për ndarjet e produkteve ushqimore në rafte dhe afatin e skadimit. Gjatë injektimeve të realizuara, është vërejtur se marktet i zbatojnë masat në përgjithësi, përfshi edhe produktet ushqimore, të cilat janë të ndara sipas përbërjes, duke i ndarë ato me përbërje bimore dhe ushqimet tjera dhe nuk është hasur në parregullsi. Po ashtu edhe masat anti-covid  zbatohen dhe marketet janë të pajisura me dezinfektues dhe maska.Pavarësisht kësaj, drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Malishevës, Besartë Kryeziu-Ramaj, apelon tek qytetarët, të cilët hasin në parregullsi gjatë blerjeve në markete dhe dyqane, që ti njoftojnë inspektorët komunal, në mënyrë që cilësia në shërbime të jetë në nivelin më të mirë të mundshëm, pasi mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është mbi të gjitha.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …