Enver Hoxhaj

Hoxhaj: Glorifikimi i Putinit dhe agjendës anti-perëndimore ka zbuluar fytyrën e vërtetë anti-evropiane të Serbisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin, në Serbi. Ai ka thënë se glorifikimi që i bëri Serbia kryetarit të Rusisë, Vladimir Putin dhe agjendës së tij anti-perëndimore nuk është gjë tjetër veçse fytyra e vërtetë anti-evropiane e Serbisë. Hoxhaj tha se ngjarjet e sotme tregojnë se Serbia renditet me forca autoritare që duan ta pengojnë demokratizimin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit. “Glorifikimi i Putinit dhe agjendës së tij anti-perëndimore ka zbuluar edhe njëherë fytyrën e vërtetë anti-evropiane të Serbisë, dhe renditjen e saj me forca autoritar që duan ta pengojnë demokratizimin e plotë dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …