Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Ku është kufiri midis jetës personale (privatësisë) dhe asaj publike të një politikani?

ABUZIMI I “ZAGARËVE”

Nëse përgjimi i telefonave të politikanëve është bërë me qëllim të ndëshkimit të të korruptuarve, atëherë publikimi i “përgjimeve” është patriotizëm qytetar dhe kushtetues – në shërbim të së mirës publike…është një hap i mirëpritur. Natyrisht politikanët dhe ministrat që bëjnë tonelata të parave me anë të mjeteve të paligjshme do të kundërshtojnë ketë!

(Phone tapping: If phone tapping on politicians are done with the intention of punishing the corrupt one, it is a welcome step. Of course the politicians and ministers who make tons of money through illegal means will object to the same.)

Tema me e nxehtë “përgjimi”, dhe të gjitha luhatjet të cilat janë krijuar në media rreth asaj se a është shkelur e drejta e privacisë, lidhur me përgjimin…, them me bindje të plotë se nuk eshte shkelur privacia, përkundrazi është bërë shkelje ligjore e zyrtarëve dhe te njëjtit duhet të ndiqen penalisht, të japin dorëheqje, ose së paku të kërkojnë falje publike, ja pse:

  1. Telefonat celular që kanë përdorur janë “government property” pronë e shtetit.
  2. Mbushja e telefonave celular është bërë me parat e taksapaguesve.
  3. Koha kur kanë folur të apostrofuarit është kohë e kryerjes së punëve qeveritare, dhe se është bërë në orar të punës
  4. Të apostrofuarit paguhen me rrogë peër të kryer punët e shërbyeseve të qytetarëve.
  5. Fjalori i përdorur është “harassment” shkelje e rëndë e detyrave të punës dhe njollosje e institucioneve të shtetit.

Shumë nga dilemat etike të vështira lindin në marrëdhëniet në mes jetës personale dhe publike të një politikani. Cilat dilema etike  janë ngritur nga sjellja personale e një politikani? Njëra është “pamaturia rinore.” Nëse një zyrtar publik ka marrë drogë shumë vite më parë, a është ky i përshtatshëm për karakterin e tij të tanishëm? A është kjo një temë e përshtatshme për diskutim publik? Çfarë ndodh nëse ishte pamaturi, ishte vjedhës, si i ri, apo që ka pasur paradispozita rrugaqërie, si i ri, të bixhozgjiut…? Ndonjë pabesi martesore? Disa udhëzime që mund të ndihmojnë në përcaktimin e “statutit të kufizimeve” të pamaturive të tilla do të jenë:

  1. A është i lidhur politikani akoma me këto sjellje?
  2. A ishte politikani hipokrit? Për shembull zbulimi i një afere është më e dënueshme për politikanin sesa mbështetja që ka pasur për “virtytet familiare” gjatë fushatës.
  3. A ka ndodhur që sjellja të krijojë një konflikt interesi me detyrat zyrtare?
  4. A kishte ndonjë efekt të dukshëm sjellja në ngritjen e klimës më të madhe të moralit?

Një  grup tjetër i vështirë i çështjeve është ngritur nga sjellja që mund të jetë moralisht e përkryer , por ende mund të ketë ndikim potencial të dëmshëm në punën e politikanit. Një shembull është sëmundje mendore. Në zgjedhjet e 1972, Thomas Eagleton u kandidua për zëvendës president  derisa lufta e tij me depresionin doli në media, dhe ai u tërhoq nga hyrja në pushtet. A është e arsyeshme që publiku të vlerësojë kandidatët, bazuar në shëndetin e tyre mendor?

Publiku duhet gjithashtu të jetë i vetëdijshëm për mënyrat të cilat mund t’i përdorë një politikan për të fituar avantazh nga jeta personale. Ato mund të jenë aq të imëta sikurse kryetari i bashkisë të përdorë autoritetin të thrras emërgjencën, për të marrë informata nga ngjarjet po aq të rëndësishme të ujit dhe të kanalizimit dhe të kërkonte favore detyruese seksuale në këmbim të shërbimit falas. Këto akte të kryera “nën hijen e zyrës” (me pretekstin zyrtar se kanë autoritet që në të vërtetë nuk e kanë) a rrisin vërtetë të tëra dilemat etike, ato janë thjesht me rregulla të gabuara.

Sjellja personale e politikanëve mund të bëhet fushë legjitime e shqetësimit publik

Gjithkush, përfshirë figurat publike, ka të drejtë në privatësi. Por kur një person kalon në jetën publike, ai ose ajo duhet të kuptojë: Disa çështje që mund të konsiderohen private për një individ mund të bëhen çështje  të arsyeshme të interesit publik, kur ai individ pretendon të rend për zyrë, apo veç është në zyrë. Duke u bërë shërbëtor publik nënkupton vënien e interesit të publikut para atij personal. Rasti i përgjimit të telefonave të shërbyesve publik në rastin konkret të 31 CD-ve, disa nga ato u bënë publike, të apostrofuarit keqësisht po i ndërlidhin me privatësi; nuk u dha ndonjë detaj për konto të tyre private, për sëmundje të ndonjërit nga anëtarët e familjes, të sjelljes së fëmiut në shkollë apo gjëra të tjera të natyrës private. Ajo që u bë publike ishtë mënyra banale e komunikimit në mes të shërbyesve civil, bartës të institucioneve shtetërore, të cilët abuzuan pronën shtetërore (telefonat celular, të blerë me parat e taksa paguesve, koha kur janë zhvilluar bisedat nuk ishte e lirë, por zyrtare, mbushja e telefonave ishte me parat e taksa paguesve, dhe ata për kryerjen e detyrave zyrtare marrin rroga, pra nuk ka të bëjë asgjë me privacinë e tyre!)

Si po duket kjo në praktikë? Ka lënë pasoja të rënda në sjelljen e zyrtarëve, dhe në zbehjen e autoritetit të tyre, ata nuk gëzojnë më besimin e qytetarit. Ç’është edhe më keq arroganca e tyre mospërfillëse dëmton edhe më shumë imazhin e institucioneve “demokratike”. Gjithkush do të tërheqë vijën në mes të personales dhe të publikes në vende pak më të ndryshme, të niveleve më të ulta institucionale, dhe kjo praktikë mund të pranohet edhe nga gjykatat si arsyetim i rasteve të ngjashme të fyerjes dhe njollosjes së institucioneve, apo nëse kalohet heshtazi para këtij uragani, duhet të lejohet edhe nga kryeparlamentari ky arsenal i shprehjeve fyese, të zyrtarizohet!?  Por në përgjithësi, në qoftë se një çështje private ndikon në kryerjen e detyrave të zyrtarit, shumica e njerëzve do të pajtoheshin se nuk është më private. Kështu, për shembull, presidenti i Shteteve të Bashkuara paraqet gjendjen fizike shëndetsore çdo vjet, e cila bëhet publike, për shkak se gjendja e tij ose e saj shëndetësore është e një rëndësie kyçe për kombin amerikan. Në mënyrë të ngjashme, sëmundjet që ndikojnë në performancën e punës të zyrtarëve vendorë mund të jenë subjekte legjitime të hetimit. Sjelljet që mund të pengojnë performancën, si abuzimin e substancave, janë çështje të interesit publik. Problemet financiare, veçanërisht nëse një person me përgjegjësi buxhetore ka pasur më heret probleme finaciare, mund të jenë edhe çështje tjera të lidhura ngusht me këto, sepse një politikan përfaqëson publikun. Zgjedhësit do të përfaqësohen më mirë në qoftë se ai ose ajo praktikon virtytet e ndershmërisë dhe besueshmërisë në jetën  personale dhe private. Reputacioni i zyrtarëve lokalë mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në klimën e biznesit të qytetit apo të ketë mbështetje publike për nisma vendore, në mënyrë që sjellja personale e politikanëve mund të bëhet fushë legjitime e shqetësimit publik.

A mund të jetë një politikan etik në publik, nëse ai ose ajo është joetike në jetën private?

Në sedër, kjo pyetje është një formë e një debati të gjatë etik në lidhje me atë që quhet “bashkimi i virtyteve”. Për shumicën e filozofëve të lashtë grekë, një person nuk mund të ketë njërën ndër virtytet-thelbësore, guximin, vetpërmbajtjen, dhe drejtësinë-pa i poseduar të gjitha. Si, mund të quani, një person i cili nuk mund të kontrollojë oreksin e tij ose të saj (nëse është i papërmbajtur) a ka mundësi  të jetë ai apo ajo i/e kujdesshme? Sipas Profesorit të Filozofisë dhe klasikëve, Scott LaBarge, Sokrati besonte se virtyti ishte një çështje e të kuptuarit, dhe se së pari një person duhet të kuptojë të mirën dhe të keqen, ai ose ajo do të  jenë  të natyrshëm të butë, të guximshëm, dhe vetëm të kujdesshëm; Aristoteli argumentoi se virtyti kishte këtë komponent intelektuale, por  duke përfshirë edhe virtytin e karakterit-që është, zhvillimi i normave të sjelljes me trajnim adekuat. Pra, LaBarge shpjegon, Aristoteli kuptoi se është e mundur në njerëz me trajnim të pamjaftueshëm, për pasion të mbizotërojë arsyeja, kështu që njerëzit mund të shfaqin disa virtyte dhe jo të gjithat. Megjithatë, LaBarge tha Aristoteli do të  argumentonin se udhëheqësit duhet të kenë “virtytin e vërtetë, ku të gjitha pjesët emocionale dhe shpirtërore janë vendosur në të njëjtin drejtim”, që është, në drejtim të të mirës. Shumë njerëz ende mbahen për unitetin e virtyteve, për të bërë rastin më real, për shembull, një politikan që mashtron gruan e tij nuk  ka mundësi që dikush t’i besojë edhe biznesin  publik.

Gjithashtu, në traditën klasike, ata argumentojnë se një nga detyrat kryesore të sferës publike është arritja e modelit edukativ për të ndihmuar ngritjen e personalitetit te brezat e ardhshëm për të arritur njohuri, po edhe të bëjnë gjëra të duhura. Në këtë kontekst, një shërbëtor publik duhet të shërbejë si një shembull i sjelljes së mirë, për të tjerët.

LaBarge vetë është marrë me pyetjen nëse një politikan mund të jetë joetik në një fushë dhe a mund të vazhdojë të jetë udhëheqës i mirë. Në fund të fundit, kariera politike do të duhej të ishte e përfunduar.

 Zyra politike nuk është ajo që ishte më heret. Ne nuk kemi marrëveshje në lidhje me atë çfarë lloj personaliteti ne duhet të formësojmë, kështu që nuk mund të presim domosdoshmërisht  që një zyrtar publik të jetë një shembull moral. Më e rëndësishmja, ka qenë një ndryshim rrënjësor se  çfarë lloji të ekspertizës presim që liderët tanë të kenë. Për atë më heret, ekspertiza e kërkuar ishte ekspertiza morale, dhe të kuptuarit e asaj se çfarë lloj të karakterit ne duam ta kenë të tjerët dhe se si ne do të arrijmë këtë. Por sot, ne presim që liderët  të kenë lloje krejtësisht të ndryshme të ekspertizës: ekonomike, politike, publike. Nëse ju do të dilni jashtë dhe të pyesni njerëzit, shumë nga ta ndoshta do të presupozojnë se të jesh me moral, në vend të parë, mund të përfshijë edhe ekspertizën .

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …