Hoxhiq: Qytetarët në veri të Kosovës janë ngopur me politika të larta

Qytetarët në veri të Kosovës janë viktimë e politikave të larta. Është koha që institucionet të prekin në përmirësimin direkt të mirëqenies së qytetarëve sepse të gjithë janë ngopur me politika të larta, ka deklaruar  ministrja e Administratës së Pushtetit Lokal, Adrijana Hoxhiq. Ajo kashtuar më tutje se vazhdimisht bisedon me qytetarët në veri, të cilët i flasin për problemet rreth jetesës së tyre dhe mirëqenies, por thekson se janë të ngopur me politika të larta. Duhet të ketë rritje të bashkëpunimit mes nivelit qendror dhe lokal për ta përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve dhe vëmendja duhet të vihet në infrastrukturë gjenerale që ka ndikim direkt në bashkëjetesë. Ndërsa duke folur për integrimin e komuniteteve në vendin tonë, ministrja e Administratës së Pushtetit Lokal, Adrijana Hoxhiq ka theksuar se për integrim të mirëfilltë mund të flitet vetëm kur janë të gjitha komunitetet të integruar nëpër shkolla, spitale, komuna dhe institucione të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …