Mickoski i'a zgjat dorën Levicës kundër Frontit Europian

Hristijan Mickovski nga VMRO-DPMNE-së e mori mandatin për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut

Hristijan Mickovski i VMRO-DPMNE-së e mori mandatin për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut. Ai ka një afat prej 20 ditësh për ta dorëzuar programin dhe emrat e kabinetit në parlament. Mickovski tha se qeveria e tij do të punojë për realizimin e premtimeve në fushatë. Shumica e re parlamentare i ka votat e nevojshme për miratimin e qeverisë. Kryetari Mickovski duke nisur nga sot ka një afat prej 20 ditësh për formimin e kabinetit të ri qeveritar. Sipas Kushtetutës, presidentja maqedonase Gordana Siljanovska Davkova ia dorëzoi atij mandatin për formimin e qeverisë, si drejtuesi i partisë fituese në zgjedhjet e 8 majit. Hristijan Mickovski ka mundësi serioze ta formojë qeverinë, përkatësisht të ketë 61 votat e nevojshme për miratimin e programit të tij dhe përbërjen qeveritare që do ta propozojë në 20 ditët e ardhshme”, tha kryetarja,  Siljanovska Davkova.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani mbështet nismën e IKD-së për mbrojtjen e parasë publike gjatë fushatave zgjedhore

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka dalë në mbështetje nismës …