Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kërkon rikthimin e Sali Berishës në arrest shtëpiak

Thellohet lufta politike në radhët e Partisë Demokratike dhe grupit të Rithemelimit, të Sali Berishës

Me kërkesë të kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, grupi i Rithemelimit, Gazment Bardhi është kërkuar ndryshimi i përbërjes së strukturës parlamentare me anëtarët e opozitës. Kështu është propozuar që të hiqen anëtarët që mbështesin grupin e Lulzim Bashës dhe të zëvendësohen me deputetët e Rithemelimit. Sipas dokumentit të siguruar nga gazetari Osman Satafa, kreu i PD zyrtare, Lulzim Basha është hequr nga anëtar në Asamblenë për bashkëpunimin e Evropës Perëndimore dhe është zëvendësuar nga Oerd Bylykbashi. Sa i takon Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin Gazment Bardhi ka hequr Enkelejd Alibeaj duke e zëvendësuar atë me Oerd Bylykbashi. Ndërsa anëtarët e tjerë demokrate mbeten siç janë, Gazment Bardhi, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …