Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Hykmete Bajrami: Rritja e bazës tatimore është arrogancë e kësaj qeverie, e cila po shihet çdo ditë se i ka braktisur qytetarët

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është qeveria ajo që e ka rritur bazën tatimore për tatimin në pronë dhe  kërkoi nga ministria e Financave që sa më shpejtë të procedojë me ligjin e ri për tatimin në pronë. Ajo pas rritjes së faturave të tatimit në pronë, në emër të LDK-së i kërkoi ministrisë së Financave që me vendim të veçantë të pezullojë aplikimin e rivlerësimit të fondit të patundshmërive dhe faturat e vitit 2023, sipas saj, të llogariten sipas vlerësimeve të bëra para vitit 2022. Rritja e bazës tatimore për tatimin në pronë është rezultat i drejtpërdrejt i vlerësimit të pronave nga ana e ministrisë së Financave dhe lajmëroi se kërkesat e LDK-së do t’i paraqesin në formë rezolute. Rritja e bazës tatimore është arrogancë nga ana e kësaj qeverie  cila po shihet çdo ditë se i ka braktisur qytetarët”, ka deklaruar deputetja Hykmete  Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …