Hysni Gashi

Hysni Gashi: NËSE TAKSA HEQET PRODUKTET SERBE E BOSHNIAKE DUHET BOJKOTUAR

Kosova shteti me i ri ne Botë dhe me sfida të saj të subjektivitetit të njohjes dhe integrues ne mekanizmat ndërkombëtar siç duket taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake po del të jetë edhe me pengës ne planin integrues të saj. Taksa ndaj produkteve serbe e boshniake u vendos siç u vendos pasiqë diplomacia kosovare e humbi betejën perball asaj serbe ne Interpol,fillimisht taksa u mirëprit të qytetarët por jo edhe të shtetet e BE-së dhe pastaj të SHBA-të.

Ndonëse taksa edhe se u vendos nga qeveria z.Haradinaj produktet serbe e boshniake nuk u ndalen ne marketet kosovare veçse çmimet u ngritën edhe me lartë për xhepin e qytetarit.

Nga këto shtete u kërkua pareshtur që taksa të pezullohet duke thëne se taksa është pengës e Kosovës ne mardhaniet rajonale dhe ndërkombëtare ne veçanti me Serbinë kur edhe po tentohet të përmbyllet kapitulli me të.Serbia e përdori taksen si mjet mjaft mirë ne betejën ndërkombëtare duke e dëmtuar edhe me tej Kosovën ne arenen nderkombëtare.Qeveria z. Haradinaj thoshte  se ne nuk e heqim taksën deri ne njohje gjë që do ishte e mirëseardhur nëse do të ishte ashtu dhe vazhdon ta mbaj atë qëndrim edhe ne opozite.

Por nga ky barikadim shumë delegacione refuzuan mbeshtetjen dhe bashkepunimin me qeverinë z.Haradinajn dhe Kosovën.Qeveria z.Kurti me partnerin e saj për t’i dhanë zgjidhje thonë se do ta rishikojmë dhe zevendesojme taksën me reciprocitet ku edhe kemi kërkuar me vite dhe ne politikat e tregtisë se lire ku është Kosova e antarsuar  nuk paraqet problem.Ne këto barikadime të klasës politike pro dhe kundër po humb Kosova dhe qytetarët e saj, mënyra me e mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj  do ishte pozitë dhe opozite të gjejnë një gjuhe të përbashkët ne dakordanc edhe me shtetet mike ta zhbllokojnë ketë ngerrç.

Me ç’rast jemi dëshmitar se mos bashkëpunimi dhe uniteti i partive politike pozitë dhe opozite të barikaduara pro dhe kundër edhe me parë rreth demarkacionit me Malin e Zi  e ne fakt siç na doli kauz për  pushtet ai barikadim ja humbi Kosovës mbi tri vitë për një aneks e korrektim gjë që aneksi e korrektimi ishin ne disa pika të marrëveshjes se Vjenës të nënshkruar nga ministri jashtëm ne atë kohë Hashim Thaçi të vitit 2015,por 8200 hektar aneksi dhe korektimi nuk i ktheu dhe u hesht sikurse çdo gjë është ne rregull.

Prandaj Kosova nuk ka kohë të humb dhe të vendoset imazh të erret për tema që partit politike i përdorni për pushtet,por duhet përdor tema që e vendos Kosovën ne rrugën integruese dhe prosperuse ne familjen Evropiane.Prandaj taksa nëse hiqet produktet serbe dhe boshnjakë duhe bojkotuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ndërsa Shqipëria ecën drejt një epoke të re zhvillimi, ka ende forca politike që duket se nuk mund të jetojnë pa krizën. Sa herë ndërtohet një rrugë, ata shohin një arsye për protestë. Sa herë shtohet numri i turistëve, ata kërkojnë një arsye për tension. Sa herë Shqipëria afrohet më pranë Evropës, ata shpallin fundin e saj. Është sikur e ardhmja e vendit t'i shqetësojë më shumë sesa e kaluara e tij. Organizatorët e protestave të përhershme në Tiranë paraqiten si "zëri i popullit" nga Prishtina,Tetova e "diaspora", por shpesh ngjajnë më tepër me zërin e pakënaqësisë së manipuluar dhe në thelb të paguar nga qarqe që janë kundër përparimit të Shqipërisë. Programi i tyre politik duket i përmbledhur në një fjali të vetme: të kundërshtojnë çdo gjë që ndërtohet. Për ta, suksesi është problem, sepse suksesi ua rrëzon narrativën e katastrofës. Në anën tjetër qëndron Edi Rama, figura që përkrahësit e tij e shohin si arkitektin e transformimit modern të Shqipërisë. Nën drejtimin e tij, vendi ka fituar një profil më të lartë ndërkombëtar, ka njohur rritje të turizmit dhe ka avancuar në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian. Për mbështetësit e tij, Rama përfaqëson vizionin e një Shqipërie të re që nuk rri peng i konflikteve të së shkuarës, por synon të konkurrojë në Evropën e shekullit XXI. Satira e madhe e politikës shqiptare është se ata që flasin më shumë për patriotizëm,që shpesh e paraqesin Shqipërinë si një vend pa shpresë, ndërsa ata që akuzohen çdo ditë vazhdojnë të ndërtojnë, të promovojnë dhe të përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare. Patriotizmi nuk është të shpallësh katastrofë në çdo konferencë shtypi; patriotizmi është të krijosh kushte që qytetarët të jetojnë më mirë dhe që vendi të ecë përpara. Sot Shqipëria nuk ka nevojë për profetë të rrënimit. Ka nevojë për ide, për investime, për stabilitet dhe për besim në vetvete. Ka nevojë për njerëz që ndërtojnë ura, jo barrikada; që hapin horizonte të reja për zhvillim ekonomik, jo plagë të reja politike. Historia shpesh i ndan aktorët politikë në dy kategori: ata që ndërtojnë dhe ata që pengojnë. Mbështetësit e Edi Ramës besojnë se ai do të kujtohet si pjesë e brezit që kërkoi ta modernizonte Shqipërinë, ndërsa kundërshtarët e tij rrezikojnë të mbeten në kujtesë si njerëzit që luftuan më shumë si kundërshtarë të zhvillimit të Shqipërisë, sesa për të ardhmen e vendit. Selajdin Abdullahu 07.07.2026

Selajdin Abdullahu: Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!

Ndërsa Shqipëria ecën drejt një epoke të re zhvillimi, ka ende forca politike që duket …