Nuredin Ibishi

Ibishi: Ideja për anëtarësimin e Kosovës në NATO ka mbështetje nga SHBA-të dhe BE-ja

Njohësi i fushës së sigurisë, Nuredin Ibishi ka deklaruar se lufta në Ukrainë, mundësitë për reflektimin e saj në Ballkan dhe gjendja në pjesën veriore të Kosovës kanë bërë që ideja për anëtarësimin e Kosovës në NATO të merr mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. “Sigurisht se zhvillimet e fundit në botë sidomos lufta në Ukrainë na ka treguar qartazi se Ballkani është një vatër e zjarrit dhe potencialisht Kosova si vend në qendër të Ballkanit mund të kemi destabilizim jo vetëm të Ballkanit, por edhe të gjithë Evropës, andaj zhvillimet e fundit na lënë të kuptojmë që NATO duhet të anëtarësoj edhe vendet e tjera gjeostrategjike siç është Kosova dhe kujtoj që shumë e nevojshme që sa më parë Kosova të jetë pjesë e kësaj familje të sigurisë dhe besoj që ky rast apo momentum duhet të shfrytëzohet nga institucionet tona për të ushtruar një partneritet të mirëfilltë me faktorët relevant me individ dhe struktura të sigurisë që më proceduar të përshpejtuara Kosova të anëtarësohet në NATO”, ka porositur njohësi i fushës së sigurisë, Nuredin Ibishi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …