Ideatorët e platformës “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha kanë falënderuar të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen e tyre masive e madhështore në “Marshin për Drejtësi”. Ismail Tasholli ka theksuar se se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlera më sublime që ka krijuar kombi ynë, prandaj sot po marshohet kundër ndryshimit të historisë. “UÇK-ja është emëruesi ynë i përbashkët. Është vlera më sublime që kemi krijuar si komb. Ne, si komb, njëzëri, bashkë, marshojmë kundër ndryshimit të historisë. Marrshojmë për drejtësi. Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi fillojnë nesër betejën e radhës. Betejën për të vërtetën dhe drejtësinë. Si gjithmonë, do të na kthehen fitimarë e faqebardhë” theksoi, Ismail Tasholli. Organizuesja tjetër e këtij aktiviteti, Eliza Hoxha ka theksuar se përgjatë dy javëve të aktiviteteve për këtë për këtë marshim, i ka ndjerë nga afër dhimbjet e plagëve të luftës dhe thirrjen e qytetarëve të Kosovës për drejtësi. “E kam ndjerë në dhimbjen e nënes Ferdonije, në guximin e Shyhretes dhe Vasfijes, në stoicizmin e Fahrije Hotit, në qëndresën e bacës Shaban. E kam parë dhe ndjerë sa e gjallë dhe sa e hapur vazhdon të jetë plaga jonë, dhe thirrja për drejtësi. Përulësisht, ju falenderoj nga zemra që jeni me ne sot” ka theksuar në mes tjerash, deputetja, Eliza Hoxha.
