Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, ka deklaruar se vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit më 8 gusht nuk e zgjidhi ngërçin politik, por përkundrazi, solli një tjetër shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit për shkak të tejkalimit të afateve zyrtare. Jakaj ka theksuar se përgjegjësia kryesore bie mbi kryesuesin e seancës, Avni Dehari, i cili sipas tij po e instrumentalizon pozitën për interesa të Lëvizjes Vetëvendosje. Përveç kësaj, ai ngriti shqetësimin edhe për mosprespectimin e afatit 48-orësh për thirrjen e vazhdimit të seancës pas ndërprerjes. Seanca është nisur me rregull, por ajo nuk ka përfunduar sipas afateve të përcaktuara me Kushtetutë, Rregullore dhe me aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese… Zoti Dehari në mënyrë arbitrare e ka ndërprerë seancën duke mos i kërkuar në mënyrë aktive partisë së parë që të propozojë kandidatin për kryetar. Jakaj sqaroi se pjesëmarrja e opozitës në seancë ishte veprim i drejtë dhe se çështja nuk duhet të dërgohet sërish në Gjykatën Kushtetuese, pasi kjo e fundit nuk mund të përcaktojë pasojat juridike përtej dy aktgjykimeve të saj ekzistuese.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
