Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj qasjes politike të kryeministrit Albin Kurti, duke vlerësuar se tensionet dhe përçarjet e krijuar brenda shoqërisë kosovare, me diasporën dhe me shqiptarët në rajon kanë një qëllim të caktuar. Abazi u shpreh se vendi mund të përballet me situata edhe më të rënda nëse lejohet vazhdimi i kësaj mendësie politike, duke pretenduar se konfrontimet po nxiten qëllimisht si pjesë e një përgatitjeje për një përplasje më të madhe. “Unë mendoj që hala s’kemi parë çka ka me ndodhë me këtë vend nëse lejohet krejt kjo mendësi politike… Konfrontimi të cilin po e kërkon zotëri Kurti është në përgatitje të gjellës së tij për një përplasje më të madhe, sepse përçarja e ka një qëllim. Përçarja e futur në popull brenda në Kosovë, me diasporën, me shqiptarët e Maqedonisë, me qeverinë e Shqipërisë, e ka qëllimin e vet,” deklaroi Abazi. Ai kritikoi funksionimin e institucioneve nën qeverisjen e Kurtit, duke akuzuar se strukturat shtetërore janë vënë në shërbim të një agjende personale dhe se nuk ka pasur qëllim real për funksionimin e mirëfilltë të shtetit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
