Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2 mijë e 40 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 178 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 267 persona. Gjatë këtij afati kohor është raportuar një rast i vdekjes me virusin korona. Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 64 mijë 519 raste nga 268 mijë e 625 të dyshimtë në virusin korona dhe 1 mijë e 545 raste të vdekjeve prej fillimit të pandemisë, njëmbëdhjetë muaj më parë. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 267 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve prej fillimit të pandemisë e deri më sot është gjithsej 56 mijë e 28 raste. Numri i rasteve aktive është 6 mijë e 946.
