IKSHPK: Vetëm me vaksinim do ta kalohet vala e re nga varianti Delta, do të këtë me pak të sëmurë dhe me pak viktima

IKSHPK: Vetëm me vaksinim do ta kalohet vala e re nga varianti Delta dhe do të këtë me pak të sëmurë e me pak viktima

Pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 IKSHPK ka bërë edhe njëherë apel për vaksinim. Përmes një komunikate për media vlerëson se vetëm me vaksinim do ta kalohet vala e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima. “Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19! Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar! Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital. Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe”, thuhet në apelin e IKSHPK-së

Kontrolloni gjithashtu

Mic Sokoli dhe Sefë Kosharja

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …