Brickos

Ilaz Kodra luftëtari mbi supet e të cilit u mbështet organizimi i luftës çlirimtare

Ilaz Kodra luftëtari mbi supet e të cilit u mbështet organizimi i luftës çlirimtare

Heroi dhe komandanti Ilaz Kodra ishte ndër luftëtarët më të zotë që pat Kosova. Ai së bashku me 40 dëshmorë dhe 275 martirë dhanë kontribut të pashlyeshëm për lirinë dhe përparimin e popullit shqiptar. Kështu u tha në akademinë përkujtimore që u mbajt me rastin e 19 vjetorit të rënies së tij dhe bashkëluftëtarëve të tjerë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se komandanti Ilaz Kodra është shembull tipik i luftëtarit shqiptar. Derisa kujtoi edhe marsin e Jasharëve në Prekaz. Kryeministri Haradinaj është shprehur i bindur se shqiptarët kudo që janë krenohen me veprën e heroit Ilaz Kodra.

Ndërsa kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se në shënimin e 19 vjetorit të rënies së heroit Ilaz Kodra, përkujtohet vepra dhe sakrifica e tij dhe gjithë luftëtarëve të lirisë, që dhanë jetën për çlirimin dhe përparimin e kombit shqiptar. Vepra e dëshmorëve, respektivisht e heroit Ilaz Kodra, thërret që të çojë Kosovën përpara.

Në emër të familjes, para të pranishmëve foli vajza e heroit Sumeja Kodra, e cila kujtoi të atin duke thënë se ndjehet krenare që babai i saj ishte dhe mbetet një ndër figurat më madhore të UÇK-së. Ajo nuk harroi të përmend edhe bashkëluftëtarët e të atit, duke shtuar se në një ditë si kjo kujtohen të gjithë trimat e trimëreshat që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë e Kosovës.

Ndërkaq kryetari i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, tha se rënia e komandantit Ilaz Kodra vërteton karakterin popullor të luftës çlirimtare të popullit shqiptar. Me këtë rast, Gucati në emër të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndau një dekoratë për familjen e heroit Ilaz Kodra, si shenjë nderimi dhe respekti për komandantin dhe heroin e Kosovës.

Ndërsa historiani Sabit Syla, i cili paraqiti një kumtesë historike, tha se heroi Ilaz Kodra, ishte njëri prej atyre luftëtarëve mbi supet e të cilit u mbështet organizimi i luftës çlirimtare. (Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …