Vetëvendosje

Vetëvendosja do t’i bashkohet protestës të thirrur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar përmes një komunikate se do i bashkëngjitet thirrjes për protestë nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, sot më 1 Maj. Kjo parti politike ka shkruar se pajtohet me disa prej kërkesave të BSPK-së andaj ka vendosur t’i bashkohet protestës. Megjithatë, Vetëvendosje ka provuar edhe t’i ndihmojë në organizimin e protestës, mirëpo sipas tyre BSPK ka refuzuar ndihmën e tyre. “Lëvizja VETËVENDOSJE! e vlerëson faktin se BSPK-ja ka vendosur ta mbajë këtë protestë për 1 Maj, dhe urojmë që protesta të realizojë synimet dhe të shënojë një hap të rëndësishëm drejt dinamizimit të punës sindikale në Kosovë. Deputetë dhe aktivistë të Lëvizjes do të marrin pjesë në këtë protestë”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje. BSPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të protestojë. 1 Maji është festa zyrtare e punëtorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Gjykata e Posaçme e Apelit sërish ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës për lirim nga masa “Arrest në shtëpi”

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha …