leoni

Ilir Meta e Erion Veliaj flasin për koalicionin

Ilir Meta e Erion Veliaj flasin për koalicionin

Fjala ‘koalicion’ ka qënë në fokus të fjalimeve të kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj gjatë inspektimeve të punimeve për rrugët e reja në Zall Herr. Meta tha se për koalicionin e madh nuk dihet ende se çfarë po bëhet, por koalicioni i vogël, duke iu referuar bashkisë së Tiranës po punon shumë mirë. “Me koalicionin e madh nuk e di se ça bëhet, se ato janë punë të forumeve, dhe nuk merrem me atë punë, po ky koalicioni i Tiranës po punon shumë mirë dhe dua ta falenderoj dhe një herë Erionin për këtë frymë bashkëpunimi që ka, jo thjesht si koalicion, se kjo nuk është më e rëndësishmja, po dhe me komunitetin dhe qytetarët”, theksoi Meta. Ndërsa Veliaj foli për bashkëpunimin për të bërë punë të mira, ku theksi ishte sërish tek fjala ‘koalicion’. “Bashkimi bën fuqinë, solli investime si këtu, transformoi reformat dhe vendin në mënyrë të paimagjinueshem dhe unë besoj se bashkimi në një koalicion për Shqipërinë dhe jo gjëra që na ndajnë është mënyra se si Shqipëria të ecë përpara”, u shpreh Veliaj. Ndërkohë në javën e ardhshme është dhe afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të cilën PS dhe LSI nuk kanë zyrtarizuar ende nëse do të jenë së bashku në zgjedhje.

Kontrolloni gjithashtu

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa. …