Ilir Muharremi

Ilir Muharremi: The Simpsons: “Donald Trump do të vdesë”

Sot në gjithë botën ekziston një art i parashikimeve dhe veprave të artit, një art i aktualitetit, politikës, një art i orëve të lira, për shije të masës së rëndomtë e cila kalon kohën nga shkëputja e kënaqësisë duke ndez zjarr e nxitur zili. Shoqëria ndjehet e relaskuar, e fituar sidomos kur kritikohet një figurë jo shumë e preferuar e tyre, andaj arti duket si fitim i majmë për qëndrueshmërinë e shoqërisë, e në fak arti përveçqë i shërben parashikimit duhet t’i nënshtrohet më shumë meditimit.

The Simpson, një prej serialave më popullore në botë veçanërisht kur ngacmon figura të famshme politike, kur i predikon, ose bën parashikime të frikshme, konkretisht kishin parashikuar vdekjen e basketbollistët Kobe Bryan. Në njërin nga episodet 16 vite më parë parashikoi fitoren e Trumpit. “Ishte një paralajmërim për Amerikën”, deklaroi skenaristi Dan Greaney. Këto ditë po përflitet për një tjetër parashikim që po i habit të gjithë… dhe ka nisur pikërisht pas infektimit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump me Koronavirus. Pamjet ku Trump shihej në një arkivol në serial, janë transmetuar që në vitin 2017 në rrjetet sociale. Vepra e artit këtu më shumë shfaq kuriozitet, bazuar mbi të kaluarën e parashikimeve nga serialet e Simpson.  Friedrich Nietzsche kishte me thënë: “Arti duhet para së gjithash të zbukurojë jetën”. Ndërsa, këtu arti zëvendësohet me perëndinë, Zotin, themeluesin sipas mitologjisë greke të fateve të njerëzve, ndonëse artistët me detyrat e tyre para syve të njerëzve bëjnë ndryshime dhe frenime, krijojnë raporte sociale, lidhin të pa edukuarit me ligjet e mirësjelljes, pastërtisë, njerëzillëkut, rregullojnë të folurit, zbukurojnë heshtjen, dhe arti ka për dëtyrë të rregullojë, të fshehë, të shdërrojë gjithçka të shmëtuar, që shkakton dhembje, neveri, tmerr,e pastaj magma e tij shpërthen prapë, gjithmonë me origjinën dhe natyrën njerzore duke nxjer në pah anën domëthënëse.

Ndërsa, sot arti renditet edhe në sferën e parashikimit si gjyshja Vanga, ose Nostradamusi. Klithje për vdekjen e Trupmit përmes artit dhe nëse në epilog parashikimi vërtet i ngjanë fateve greke dhe dalin si të sakta, atëherë arti është metoda dhe hapësira më e mira për t’u zëvendësuar me çdo sferë të jetës. Lirisht mund të renditet si gjithçka dhe asgjë në veçanti. Arti përfaqëson realitetin ose në disa raste edhe e zbukuron për llogari të të tjerëve.

Arti i sotëm niset nga realiteti, guximi sepse po të kishim bërë një parashikim të tillë me figura fetare, mesiguri se trazirat dhe gurët do të zinin vendin e veprës së artit. SHBA, jep hapësirë artistëve edhe të tallen me figura të shquara, e kjo në thelb është demokraci njerëzore. Artisti është i lirë dhe loz rolin e edukatorit ose mësuesit duke thënë se me art jeta duhet të përmirësohet, të parashikohet. Nietzsche kishte me thënë: “Sa të çmendur jemi”. “Nëse e fillojmë drekën duke ngrënë fruta dhe shijojmë ëmbëlsirë pas ëmbëlsire, çfarë mrekullie qenka që prishim stomakun madje dhe oreksin për drekën e mirë, të fortë e të ushqyeshme tek e cila na fton arti!”, thotë Nietzsche. Artisti, sipas tij duhet të jetë më egoist të ndjej forca tepruese në vete, zbukuruese, të fshehta dhe shndrruese. Në një anë kemi një artist egoist i cili ikën nga realja, ndërsa në anën tjetër artist i cili parashikon dhe promovon realitetin. Gjithmonë thellësia është më individuale dhe nuk i përket masës.

“The Simpsons” përmes artit shkruan fatin e Trump. A do të vdesë presidenti amerikan Trump kjo mbetet e shkruar në fatin e tij, jo nga “The Simpsons”, por nga perënditë e vjetra të cilat thiren në emër të drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Rali LURA : Ph.D. GENT IMERAJ i Universitetit “EPOKA” në SHQIPËRI, që po bën “Epokë” në JAPONI për Inteligjencë Artificiale

Rali LURA : Ph.D. GENT IMERAJ i Universitetit “EPOKA” në SHQIPËRI, që po bën “Epokë” në JAPONI për Inteligjencë Artificiale

Ph.D. GENT IMERAJ i Universitetit “EPOKA” në SHQIPËRI, që po bën “Epokë” në JAPONI për …