Iniciativa Qytetare e Shtimes e formuar dy vite më parë i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Iniciativa Qytetare e Shtimes e formuar dy vite më parë i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije se Iniciativa Qytetare e Shtimes i është bashkuar kësaj lëvizje. Ai ka treguar se kjo Iniciativë u formua nga një grup intelektualësh në vitin 2017 që për synimin kishin t’i jepnin fund politikave korruptive të qeverisjes lokale në Shtime dhe një alternativë të re zhvillimore kësaj komune. “Të prirë nga parime të shëndosha dhe progresive, ata gjetën përkrahjen e qytetarëve të Shtimes dhe në vitin 2017 arritën që suksesshëm ta mbështesin kandidaturën e pavarur për kryetar komune të z. Fatmir Rashiti i cili shkoi në balotazh me PANistët. Duke parë që PANistët tashmë ishin shndërruar në një makineri që kokën e kishte nivelin qendror, kjo iniciativë e barti betejën duke mbështetur kandidaturën e z. Fatmir Rashiti për deputet dhe Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit. Pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje dhe me PANistët në opozitë, u hapën mundësitë për ndryshime dhe kjo po bëhet e dukshme ende pa u certifikuar rezultatet. Qytetarët, intelektualët, profesionistët, talentet dhe të gjithë ata që në një mënyrë ose tjetër kanë ndihmuar që ky ndryshim të vijë në shprehje e kanë të qartë që duhet shumë punë për ta kthyer vendin në binarët e drejtësisë dhe zhvillimit ekonomik, andaj edhe po shprehën të gatshëm të kontribuojnë që ndryshimi të jetë sa më i plotë. Në këtë frymë na u bashkua Iniciativa Qytetare e Shtimës sot, që në radhët e veta numëron intelektualë e profesionistë të shquar të asaj komune e të këtij vendi”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …