KEK
Fillimi / Lajmet / Institucionet heshtin për vendosjen e përmendores së Llazar Hrebeljanoviqit
Shqiptarët në veri ndjehen të rrezikuar

Institucionet heshtin për vendosjen e përmendores së Llazar Hrebeljanoviqit

Institucionet vendore ende po heshtin ndaj përmendores së Car Llazarit që pritet të vendoset në sheshin kryesor në veri të Mitrovicës. Ministritë përkatëse në Qeverinë e Kosovës thonë se janë duke e shqyrtuar vlefshmërinë ligjore të vendimit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës veriore. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bazë të kompetencave të saj të përcaktuara me ligj, po e shqyrton vlefshmërinë ligjore të vendosjes së statujës së Car Llazarit në komunën e Mitrovicës veriore, thuhet në një njoftim të kësaj ministrie. Duhet të përkujtohet se vendimi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës veriore ishte kundërshtuar nga asamblistët shqiptarë dhe ata boshnjakë, duke e cilësuar vendosjen e kësaj përmendore si akt të motivuar politikisht dhe në baza etnike. Kjo përmendore përveç konotacionit simbolik, do të ketë edhe ndikime praktike pasi që ajo do të realizojë ndarjen faktike të Mitrovicës. Edhe nëse hiqet barrikada në urën e Ibrit, lëvizja e lirë do të mbetet peng i sheshit të ri në veri të Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Hoti, ka takuar sot përfaqësueset e Grupit të Grave Deputete të Kosovës

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka takuar sot përfaqësueset e Grupit të Grave Deputete të Kosovës

Kryeministri Hoti, ka pritur sot në takimin përfaqësueset e Grupit të Grave Deputete të Kosovës, ...