Instituti Albanologjik i Prishtinës organizon mbledhje komemorative për shkrimtarin Ismail Kadare

Instituti Albanologjik i Prishtinës do të mbajë një mbledhje komemorative në orën 10:00 në nderim të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Lajmi është bërë i ditur nga Dega e Letërsisë – Instituti Albanologjik i Prishtinës, ku Kadare është cilësuar si një shkrimtar ikonik që i dha shenjë të përbotshme kulturës dhe artit të shkrimit shqip. “Të dashur miq dhe dashamirës të veprës letrare të Ismail Kadaresë, shkrimtarit pasaportë të letërsisë shqipe, i cili na la në mëngjesin e ditës së sotme,” thuhet në njoftim. Kadare konsiderohet një figurë e shquar që ka kontribuuar në përhapjen dhe zhvillimin e kulturës dhe artit shqiptar përmes shkrimeve të tij të bukura dhe të veçanta.

Kontrolloni gjithashtu

BE shpërndan 158.9 milionë euro për Ballkanin Perëndimor nga Plani i Rritjes

Komisioni Evropian ka miratuar një pagesë të re prej 158.9 milionë eurosh në kuadër të …