Brickos

Instituti për Avokimin e Politikave Korrektuese: Pirja e duhanit në burgje: një çështje e shëndetit publik që neglizhohet

Mundësitë për ta promovuar lënjen e duhanit në ambientet e burgjeve dhe mbrojtjen e shëndetit të joduhanpirësve. Nga të gjitha substancat psikoaktive, duhani është më i përdoruri nga njerëzit që jetojnë në burgje. Studimet e kryera në vendet e Rajonit Evropian të OBSH-së tregojnë se normat e prevalencës së përdorimit të duhanit mund të jenë deri në 90% te mëshkujt dhe 85% te femrat. Në të njëjtën kohë, pirja e duhanit është rreziku më pak i adresuar për shëndetin në burgje krahasuar me llojet e tjera të abuzimit me substancat. Një fletë-informacion i të dhënave i publikuar nga OBSH hedh dritë mbi nevojën urgjente për të trajtuar këtë çështje të shëndetit publik.

Ekspozimi ndaj duhanit i popullatës joduhanpirëse në burgje

Ndërsa një rënie e dukshme në normat e duhanpirjes është vërejtur në popullatën e përgjithshme ku zbatohen politikat e kontrollit të duhanit, nuk ka pasur ndryshime të krahasueshme në mjediset e burgjeve. Në këtë kontekst, as sistemi i burgjeve në Republikën e Kosovës nuk përbën përjashtim. Përveç prevalencës së lartë të pirjes së duhanit, ekspozimi ndaj tymosjes i joduhanpirësve është i zakonshëm në ambientet e burgjeve, pasi njerëzit e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në ambiente të mbyllura ose në ambiente me sisteme të dobëta ventilimi. Janë bërë disa përpjekje në të gjithë rajonin për të trajtuar një probabilitet të lartë të të ekspozuarve ndaj duhanit-joduhanpirësve, me 25 vende që raportojnë një disponueshmëri të të ashtuquajturave qeli pa duhan në burgje. Ndërsa, masa të tilla të izoluara mund të sjellin një përmirësim të cilësisë së ajrit, ato mbeten të pamjaftueshme, pasi nuk mbrojnë siç duhet dëmet e joduhanpirësve. Këto përfshijnë një rritje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit të mushkërive, nga 20% deri në 30%, në mesin e jo-duhanpirësve.

Nevojitet një qasje gjithëpërfshirëse për trajtimin e përdorimit të duhanit në burgje, duke përfshirë nxitjen e ndërprerjes, parandalimin e fillimit të duhanit dhe mbrojtjen e njerëzve që jetojnë dhe punojnë në burgje dhe nuk janë duhanpirës. Zbatimi i plotë i Konventës Kornizë të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit, një bashkëpunim më i thellë me shërbimet e burgjeve dhe një integrim më i mirë i masave të kontrollit të duhanit në prioritetet e autoriteteve përgjegjëse, kërkohet për të garantuar shëndetin dhe mirëqenien e atyre që jetojnë në ambientet e burgut dhe që ata nuk mbeten prapa në betejën kundër duhanit.

Çfarë mund të përmirësohet në kontekstin e burgjeve në Kosovë

Shërbimet korrektuese në Kosovë nuk aplikojnë ndonjë politikë ndaj mbrojtjes së shëndetit publik, duke përfshirë edhe moszbatimin e dispozitave të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, për ndalimin e duhanit në hapësirat e mbyllura me karakter publik siç janë burgjet.  Këtu duhet përkujtuar obligimet e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen dhe ruajtjen e shëndetit të personave të dënuar derisa janë nën përgjegjësinë e autoriteve shtetërore, një parim ky i vendosur në kornizën ligjore vendore dhe i afirmuar edhe në instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të aplikueshme në Republikën e Kosovës. Në funksion të zbatimit të këtij detyrimi, si një masë  fillestare në drejtim të mbrojtjes së shëndetit të personave të dënuar që nuk janë duhanpirës, do të mund të shqyrtohej ndarja e popullsisë së burgjeve joduhanpirëse nga duhanpirësit në ambientet e burgjeve.

Një shëmbull i fundit i trajtimit me vëmendje të lartë të kësaj çështje është Republika Çeke, ku Gjykata Kushtetuese e këtij vendi ka konfirmuar se të dënuarit joduhanpirës duhet të vendosen ndaras të dënuarve duhanpirës, për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …