Intervistë e kolonel Dilaver Goxhait për gazetarin e Telegrafit, Albert Zholi

Zoti Dilaver, ditët e fundit ka pasur debat mes Kreministrit kosovar, Mustafa, dhe Fatos Klosit, mbi rolin e Rrugovës në luftën e UCK-së. Ju në cilin krah renditeni? A ka Klosi të drejtë për cilësimin e Rrugovës, që nuk ishte në krahun e luftës?

Pergjigje: Nuk mund të shprehem se jam në kete apo në ate krah. Une kam shkruar disa libra dhe e kam shpjeguar çfarë pozicioni ka mbaj Rugova gjate luftes. Rugova, me qendrimin e tij e frenoi shumicen e popullsise shqiptare në Kosove, qe të angazhohej totalisht me luften e armatosur per çlirimin e Kosoves. Jo se Rugova i beri thirrje popullit qe të mos e perkrahte luften e armatosur dhe UÇK-në, por me qendrimin politik dhe indiferent qe ai mbajti ndaj luftes se armatosur në pergjithesi dhe UÇK-se në veçanti, ai ndikoi për keq në popull dhe, gabimi më i madh  tij ishte kur shkoi në kabinetin e Millosheviçit, në Beograd, ditet e para të Prillit 1999, ku i beri thirrje NATO-s qe te ndalonte bombardimet! Me kete thirrje ai vulosi pozicionimin e tij jo vetem kundër luftes se armatosure, por edhe ndaj nderhyrjes ushtarak te NATO-s. Madje edhe Kushneri, Perfaqesuesi Special i OKB, në librin e tij “Lufta per paqen”, shprehet se e ka pyetur disa here Rugoven per ate pozicionim te tij dhe nuk i ka thyer pergjigje. Me sa duket e ka kuptuar që ka gabuar, por sedra e sëmurë nuk e ka lejuar të shprehet se kish gabuar. Kokfortesia e Rugoves, duke mbajtur ate pozicionim kunder, ndaj pavaresimit te Kosoves me lufte të armatosur, duhet te jete unike, pasi derisa vdiq nuk shkoi te vendoste qofte edhe nje buqete me lule ne varrin e ndonje deshmori te asaj lufte çlirimtare! Dhe kete nuk e ka shpjeguar asnjëhere, pavaresisht se ishte shume i kursyer ne intervista.

– Po vetë roli i Mustafës cili ka qenë në këtë luftë?

Pergjigje: Roli i Isa Mustafës ka qene rjedhojë e qendrimit të shefit të partisë ëe tij, Rugovës. Nuk mund te shprehem më shume, pasi ai ka qene në Gjermani dhe gjate kohes se luftes nuk eshte prononcuar, me sa di une, ndaj dhe gjate asaj lufte nuk ia kam degjuar emrin ndonjehere.

– Njëkohësiht Berisha sulmon Klosin, a ka dhënë ndihmë Berisha në këtë luftë? Cil ka qenë roli I tij?

Pergjigje: Në fillimet e veta politike si President, e dimë që Berisha ka dhene ndihmese në vijimin e perkrahjes qe pat dhene deri atehere paraardhesi i tij, Ramiz Alia. Aq sa pat dhënë. Kjo është temë më vete dhe s’mund të ezaurohet me një pyetje. Mirepo Berisha u mundua qe Rugoven dhe Kosoven t’i shfrytezonte per presion ndaj Perendimit, duke u deklaruar si nacionalist, ndaj dhe Perendimi filloi ta largonte gradualisht dhe e largoi ne 1996-1997 dhe, në kete periudhe vjen në pushtet PS-ja, e cila beri nje sy qorr e nje vesh shurdh ndaj UÇK-se, e cila filloi aktivitetet e saj aktiv dhe perfaqesuesit politike të UÇK-se, duke qene të lidhur më herët me pushtetin e Ramizit, e paten të lehtë të lidheshin me Fatos Klosin, te cilin Fatos Nano e kish shkarkuar gjatë vitit 1998 nga shef i SHIK-ut, por shoku i tij, Presidenti Mejdani, nuk e dekretonte. Kështu që drejtuesit politikë të UÇK-së, (përjashtuar Demaçin), u ndihmuan nga Klosi (permes njerezve te atij sherbimi), per gjetje dhe blerje armesh si dhe per levizje më lirshëm te mallrave ne intenerarain Durres-Kosove, të cilët më herët i pat ndaluar e gjobitur policia. Kjo nuk do të thotë se gjobat e policisë u ndërprenë më pas. Kjo i forcoi shume maredheniet midis Klosit dhe Xhavit Halitit, Kadi Veselit dhe Hashim Thaçit. Ketu kam bindjen se Berisha xhelozohet, pasi nuk e duronte dot qe keta te ishin më patriote se ai per çeshtjen e Kosoves dhe, sikunder e dini, u be nismetar i mitingut: “Nje komb, një qëndrim!”. Gjithashtu, Berisha, duke pare se drejtusit politikë të UÇK-së e kishin nënvleftësuar atë, ai filloi te flasi kundër UÇK-se, ku dihet që në intervisten e tij, në datën 20 Maj 1999, dhënë gazettes “The Times”, e cilësoi UÇK-në “një koleksion bandash”. Dhe kjo intervistë koinçidoi një ditë më pas intervistës së Rugovës, dhenë  shtypit gjerman, i cili deklaroi se mund të bisedohet me Millosheviçin, duke garantuar çarmatosjen e UÇK-së, nëse tërhiqeshin forcat serbe nga Kosova. Ishte koinçdencë e rastit, apo jo, kjo përputhje mendimesh e qëndrimesh në të njëjtën kohë e Rugovës me Berishen, nuk mund ta them dot. Po ne, kur i dëgjuam në lajmet e TVSH, u befasuam. Persa i perket thenieve per arrestimet e këtij ap atij drejtuesi të UÇK-së nga Berisha, qëllimisht, apo jo, nuk mund të prononcohem sepse edhe kur erdhi PS-ja në pushtet pati ndofta edhe më shume arrestime të tilla.

-Por edhe qëndrimi i Mjakos duket i dyshimtë, a e ka ndihmuar Majko serizoisht këtë luftë?

Përgjigje: Pandeli Majko me t’u emëruar Kryeministër, fillimisht, me sa kam kuptuar atëherë, nuk ishte i orientuar drejt, pasi ka gjasa të mos ishte angazhuar më pare me problemet e UÇK-së. Kjo u duk qartë në qëndrimin tejet indiferent dhe fyes të tij ndaj vrasjes së Ministrit të Mbrojtjes së Qeverisë së Kosvës, Ahmet Krasniqi, në 21 Tetor 1999, (pasi deri atëherë Kosova këtë qeveri kishte dhe Parlamenti ynë e kish njohur Republikën e Kosovës më herët). Mirëpo Qeveria Majko jo vetëm që nuk kreu as edhe një veprim në ngushëllimin qoftë edhe të familjes së Ministrit Krasniqi, po ndaloi çdo zyrtar të saj nga Ministria jonë e Mbrojtjes të merrte pjesë edhe në varrimin e tij, kur u varros në varrzat e Sharrës, në Tiranë. Është e vërtetë edhe ajo çka ka thenë dikur Klosi se Majko ka ndaluar disa armë speciale në Rinas, që i sillnin njerëzit e UÇK-së,por më pas Majko ka ndryshuar krejt qëndrim dhe ka qenë në mbështetie maksimale të luftës në Kosovë dhe ndaj UÇK-së. Mjafton të përmendim deklaratën e tij në 9 Shkurt 1999, porsa ishte kthyer nga SHBA: “Nëse serbët vazhdojnë të ushtrojnë genocid mbi vëllezërit shqiptarë në Kosovë, atëherë të gjithë shqiptarët, kudo qofshin, në Mal të Zi, Maqedoni e Kosovë kanë të drejtën e vetëmbrojtjes kolektive”. Besoj se kjo deklaratë e tij, në pozicionin e kryeministrit të shtetit shqiptar, i shumëzon me zero të gjitha qëndrimet e lëkundura të tij të mëparshme, nëse ka pasur të tilla.

-Kë keni takuar personalisht nga këta persona gjatë luftës?

Përgjigje: Asnjërin. Vetëm menjëherë pasi mbaroi lufta, kur Majko i shoqëruar nga Ilir Meta, erdhi vizitë në Kosovë, unë në atë kohë isha emëruar Shef i Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes së Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës, me minister z. Azem Syla, dhe shkova dhe e takova në emër të ministrit, në ditën kur ata shkuan në Prekaz, kur ata bënë vizitën në familjen e Adem Jasharit. (Ministri pat shkuar për një operim në Zvicër). Në momentin që unë u prezantova kush isha e nga isha, dhe aktualisht si shef i kabinetit të ministrit dhe si ish zevendës Shef Shtabi të Përgjithshëm të UÇK-së, Majko urdhëroi gazetarët të delnin jashtë dhe më kërkoi informcion rreth vullnetarëve nga Shqipëria. I tregova për sasinë e oficerave dhe ushtarëve të inkuadruar në formacionet e UÇK-së, gjë që deri atë moment ai nuk e kish pas atë lloj informacioni, duke më dëgjuar me shumë vemendie dhe pas pak më ndërpreu, duke më thenë: “Të lutem, në rastin më të parë që do të vini në Tiranë, ejani në Kryeministri dhe të flasim hollësishtë për këtë kontribut vullnetar nga Shqipëria, gjë që na nderon si popull dhe si komb”. Ky ka qene takimi im i arë dhe i fundit me Majkon, pasi kur unë erdha në Tiranë ishte duke u zhvilluar Kongresi i PS-së dhe shkova në kabietin e tij, ku m` priti shefi i atij kabineti, Ilir Gjoni, i cili kur u bë më pas Ministër i Mbrojtjes, nuk denjoi të më priste…

-Për mendimin tuaj kush ka qenë ai që e ka ndihmuar më shumë këtë luftë?

Përgjigje: Luftën për çlirimin e Kosovës e ka ndihmuar popullis shqiptar dhe askush tjetër. Të gjithë ata politikanë apo funksionarë të administrates së lartë shtetërore të asaj kohe, që mundohen sot të marrin flamurin e patriotizmit dhe të kontribuesit madhor ndaj UÇK-së, i kanë mburrje, dëngla, pasi sa kohë që unë isha në grupin që drejtonte atë luftë dhe atë ushtri nuk kemi pas asnjë lloj informacioni nga këta persona dhe institucionet që ata kan drejtuar për të na ndihmuar në njohjen e situates për armikun apo për marrjen e vendimeve tona luftarake. Kështu që ndihma e tyre e dhënë në Shqipëri ka qenë sekondare në raport me vullnetarët që u rreshtuan në formacionet e UÇK-së, të gatshëm për të dhënë dhe jetënpër lirinë e Kosovës e sidomos në raport me ndihmën e popullit tonë këtu. Merita më të madhe për atë ndihmë, pas kontributit të jashtëzakonshëm të popullit, mund t’i jepet qeverisë Majko, pa lënë mënjanë Nanon si ish kryeministër. Dhe për këtë ndihmë të veçantë popullore shqiptare mjafton të kujtojmë faktin që, me të hyrë NATO-ja në luftë, vetëm atëherë politikanët e Tiranës filluan të flisnin haptas në përkrahje të asaj lufte; dhe, ajo që duhet thenë me zë të lartë, është fakti që me të filluar dyndja e popullsisë shqiptare e Kosovës drejt Shqipërisë, policia e jonë nuk ka asnjë lloj evidence për vjedhje, vrasje apo grabite në Shqipëri; gjë që vërteton atë çka thashë më lartë, që merita i takon popullit dhe vetëm popullit, i cili nuk priti ta urdhëronte kush. Ky është karakteri i vërtetë i popullit tone shqiptar, ndaj dhe jemi krenarë që i përkasim këtij populli dhe që na u dha mundësia të kontribonim sado pak në luftën për çlirimin e Kosovës. Më falni se desh harrova efektivin pilot të Regjimentit të Helikopterëve në Farkë, me komandant Beqir Barxhën, dhe gjithë personelin mjekësor të Spitalit të Përgjithshëm Ushtarak në Laprakë, me në krye shefin e Shërbimit Mjekësor në Ministri, Luan Nikollarin, personel i cili priti mbi 800 të plagosur rëndë, i mjekoi dhe i aftësoi të gjithë, të cilët u rikthyen në luftë, me përjashtim vetëm të njërit prej tyre. Rast unikal i të gjitha luftrave! Prandaj populli i Kosovës e ka për detyrë t’u ngrejë një monument madhështor atyre mjekëve dhe infermjerëve të atij spitali, madje edhe sikur t’u akordoi edhe pension veterani, është pak.

– Po mendimi juaj personal për qëndrimin e Rugovës?

Përgjigje: më duket se fola më lartë, apo jo?

– Cila është arsyeja që Isa Mustafa sulmon Klosin?

Përgjigje: Mustafa e sulmoi Klosin vetëm për faktin se Klosi tha një të vërtetë për Rugovën, gjë që ai dhe gjithë antarësia e LDK-së, që u shpreh dhe veproi kundër UÇK-së, nuk kanë për ta pranuar, sepse ai qëndrim është njolla më e zezë në historinë e tyre dhe të Kosovës, prandaj mundohen me të gjitha mënyrat ta justifikojnë qëndrimin e tyre të atëhershëm, apo mundësishtë të dalin atdhetarë. Dihet që streha e fundit e antikombëtarëve, apo e maskarenjve, sikundër shprehet një filozof, është nacionalizmi.

– Klosi ka mbajtur qëndrim ndaj Berishës duke e cilësuar atë për qëndrim indiferent ndaj luftës, mendimi juaj?

Përgjigje: Më duke se edhe për këtë pyetje t’u përgjgja, apo jo?

– Pa ndihmën e Shqipërisë a do të fitohej kjo luftë dhe sa oficerë shqiptarë morën pjesë në këtë luftë?

Përgjigje: Pa ndihmën e Shqipërisë, në mënyrë të vacantë, pa ndihmën e popullit shqiptar në Republikën e Shqipërisë, as që mund të mendohej fitorja e asaj lufte dhe qëndresa e asaj ushtrie çlirimtare. Përsa i përket ndihmës së dretpërdrejtë të oficerave dhe qytetarëve të thjeshtë nga Republika e Shqipërisë, në formcionet luftarake të UÇK-së, dhe të atyre që ndihmuan me furnizime, duke kaluar kufirin, ndër të cilët me dhjetra kanë dhënë jetën, po ua jap atë listë, në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës “Vullnetari I Lirisë”, e njohur me vendim gjykate, ku bëjnë pjesë të gjithë vullnetarët dhe familjet e tyre nga Shqipëria, listën e plotë, të cilën ia kam bërë prezente me kohë publikut në Kosovë dhe Komisionit Qeveritar të Kosovës për verifikimin e veteranëve të asaj lufte, ngaqë janë në procesin e atj verifikimi. Me këtë rast po ua jap edhe juve:

SHOQATA
“VULLNETARI I LIRISE”

Adresa: Rruga Bardhyl, P. 16/5/1, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. +355/68 22 01 446
Tel. +355 423 60 458

LISTA E VULLNETAREVE NGA REPUBLIKA E SHQIPERISË,
PJESËMARRËS ME ARMË NË DORË NË FORMACIONET
E USHTRISË  ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

KANE VEPRUAR NE SHTABIN E PERGJITHESHEM TE U Ç K-së
1.    Dilaver Rezo GOXHAJ (Shpëtim  Golemi), zv. Shef  Sht.Përgj.
2.    Bardhyl Tahir TAHIRI,Tiranë, antar i SH.P, shef për Xhenjon.
3.    Indrit Lulzim CARA, Kavaja, Oficer, kom. komp. auton, Dëshmor

KANE  VEPRUAR NE ZONEN II OPERATIVE “PASHTRIKU”   
4.  Tahir Malë SINANI, Tropoja, Oficer,kom. Zonës, Dëshmor
5.  Dine  Alush KOLECI, Kishaj –Krumë, Dëshmor
6. Arian  Qamil BRAHIMI, Shkodër, Dëshmor.

KANE VEPRUAR NE ZONEN III OPERATIVE TE DUKAGJINIT(ZO-3)
7.  Agron  Hasan    HAJDARI, qyteti Librazhdit
8.  Shaban              TAFÇIU, Klloboçisht- Peshkopi
9.  Artan    Sali       MANI ,     Shkodër
10.Ymer    Ali        COKA     Tiranë (Kuksian )
11. Sami    Cen      COKA     Tiranë –Bathore (Kuksian)
12. Raimonda B. MALEÇKA,Tiranaë, (1998), në Junik
13. Halil  Riza COKA , nga Tirana-Bathore(Kukesian), Dëshmor
14. Fatmir Rexhep  DOÇI,    Tropojë, Dëshmor

NË ZONËN VI OPERATIVE TË NERODIMËS (ZO. 6)
15. Fatos   Behxhet  AHMETI,Tiranë (1998) dhe në Br.138

NE ZONEN OPERATIVE TE LLAPIT(  zo -5)
16. Adem Qerim SHEHI -Oficer,Farkë- Tiranë, Kom.Br.153
17. Dashamir  Aqif  ALLIU, Hotolisht – Librazhd

KANE  MARRE PJESE NE  OPERACIONIN   ” SHIGJETA” 
(Në Koshare dhe në malin e Pashtrikut)
18. Skerdilajd B. LLAGAMI, Tiranë, Dëshmor
19. Enver                 VILA, Tiranë, Dëshmor
20.  Altin Ramazan YMERI, Tiranë.
21.  Adem  DAHRI, Çamëri, Oficer, shef operativ Br.138
22.  Ali                SPAHIU, Tirana, Rr. H. Tasim
23.  Myftar Q. SFARÇA, b4Br.138, Lushnjë
24.  Agim Ismail SALLAKU, Tirana, Oficer, kom. Batal.
25.  Ibrahim    A.      RUDI, Tiranë, Br.138
26.  Fatbardh Liman KRASNIQI,  Shijak
27.  Refai  Hysni  TIVARI, Durrës
28.  Shkëlqim Mehmet SEJDINI, Durrës
29.  Ali                       ALIAJ, Durrës
30.  Dritan Laver GOXHAJ, Gjirokastër, Oficer, (shoqërues dhe kordinator midis SHP të UÇK dhe misionit ushtarak amerikan)
31.  Ylli Eqerem  DASHAJ, Gjirokastër, F.K. Delta
32.  Alban Murat SELKU, Piskupat–Pogradec, Br 138
33.  Dritan S. DURMISHI, Tepelenë,Oficer, kom.batal.
34.  Ermir A. BEGA, Tepelena, Oficer, kom.Bat.
35.  Bastri                      MYFTARI, Deshan-Peshkopi, Br.138
36.  Meçan      Isa          ZORBAJ, nga Mallakastra
37,  Genci       Behar      SEFA, Lushnjë, invalid lufte
38.  Klodian    Sotir       GJIKA, nga Lushnja
39.  Fatmir      Isuf         KADRIJAJ, nga Lushnja
40.  Bledian    Agim      ZAIMI, Pluku i Lushnjës
41.  Mejdi    A.  THAÇI, Lushnjë, Br.138, logjistikë
42.  Ervis  Karafil    MALASI, nga Berati
43.  Astrit  Hekuran  SULI, Berat, Dëshmor,
44.  Rasim      Ismet       REXHA, nga Kukësi
45.  Agron      Feim        AXHAMI, Kukes, Oficer
46.  Gani         Ibrahim   THAÇI , Kukës
47.  Arjan       Rexhë      ZHUBI, Kukës, Pashtrik
48.  Dashnor  Rustem     ONUZI, Bicaj – Kukës
49.  Adem Xhelal SHEHU, Bicaj-Kukës,Oficer, Dëshmor
50.  Artan Xhemë KOVAÇI, Vllahanë – Krumë, Dëshmor
51.  Ramë Must GECAJ, Ferkaj- Krumë, Dëshmor
52.  Ylli                   SOKOLI, Vllahanë -Krumë
53.  Haki               XHEPAXHIA, Krumë
54.  Kujtim            PECAKU, Krumë
55.  Ali  Bajram     ÇOKO, Tropojë, Oficer, Br.138
56.  Gëzim            BERISHA, Tropojë
57.  Ragib Kadri    SADIKAJ, Bajram Curri
58.  Hysni               DUSHI, Tropojë
59.  Avdyl Qerim    TERZHNJEVA, Tropojë
60.  Xhevahir Bajram SELMANI, Tropojë
61.  Feris TERSHNJEVA, Tropojë, Oficer, k.k. Br 138
62.  Sadik               BAJRAMI, Padesh-Tropojë
63.  Avdi                     HAXHIAJ, Popaj -Tropojë
64.  Halil                     DEMAJ, Padesh-Tropojë
65.  Shpend             DEMAJ, Padesh-Tropojë
66.  Xajë  Selim          ÇELA, B.Curri, invalid lufte
67.  Bylbyl Hazir BREÇANI, Markaj-Tropojë, Dëshmor
68.  Qazim  Hazir  DAUTAJ, Tropojë,  Dëshmor
69.  Arif      Shpend DAUTAJ, Tropojë, Dëshmor
70.  Isa      Sherif    BREÇANI, Markaj – Tropojë
71.  Hysni  Qazim    NEZIRI, nga Kasaj- Tropojë
72.  Avni  MEMIAJ, Myhejan-Tropojë, Br.138,  invalid lufte
73.  Sadik      Tahir         ALIAJ, Sopot- Tropojë
74.  Mustaf    Tahir         ALIAJ, Sopot- Tropojë
75.  Agim                        KRASNIQI, Tropojë
76.  Tahir       Ramë        MEMIA, Tropojë, Dëshmor
77.  Ramiz     Ramë         MEMIA,Tropojë, Dëshmor
78.  Mehmet  Ramë         DEZDARI, Shkëlzen-Tropojë, Dëshmor
79.  Afrim      Jashar       DRAGOSHI , nga Kukësi
80.  Jetmir                      ELEZI, nga Kuksi
81.  Safet                        KOVAÇI, nga Kuksi
82.  Vehxhi    Qerim      HALILI, nga Kuksi
83.  Fatmir Shaban SALLOHI, Kamenicë–Tropojë, Br.138
84.  Vasel   Petër    LULGJURAJ,Grudë-Shkodër, b2Br.138
85.  Fadil        A.           XHAFA, Br.138
86.  Besim      A.           RESHANI, Br.138
87.  Luigj       Nikollë   PALUCA, Br.138
88.  Marjan    Pren        MARKU, Br.138
89.  Mark       Pash        COLI,  Br.138
90.  Muharrem Fadil     MEHMETI, Br.138
91.  Robert       Mikel    GJERGJI, Br.138
92.  Sali           Hysen    KUKALA, Br.138
93.  Selver       Jahir      SHKODRA, Br.138
94.  Tomë        Nikoll   GJERGJI, Br.138, FK Delta
95.  Anton       Mëhill   LLESHI, Br.138
96.  Xhavit      Rexhep  IBRAJ, Br.138, F.K Delta
97.  Xhelal      Shaban   MUSTAFA, Br. 138
98.  Zaim        A.           RAMA, Br.138
99.  Agron      Zehir       SELIMI, Br.138
100. Hasan     A.            LATIFI, Br.138
101. Oltion Hetem IGRISHTI, Elbasani, Br.138
102. Adem Bajram SELMANI, Tropoja e vjeter, Dëshmor

FURNIZUES DHE SHOQËRUES (Në luftën e Kosovës)
103. Mitat  Jonuz      BOGDANI, nga Prenjasi (Rajcë)
104. Hazir    Abdyl      MALAJ, Tropoja,Mjek, Dëshmor
105. Shkëlzen Mehmet DALLAPAJ, nga Tropoja
106. Fidaji  Ali             DIDA, nga Popbregu, Kukës
107. Ajet   Ali              KOVAÇI, fsh.Popbreg, Kukës
108. Sami  Lutfi           NERGUTI, fsh.Popbreg, Kukës
109. Bilbil Ahmet         VESELI, fsh.Morin, Kukës,
110.   Agim   Ismail          MUJA, nga Kruma, Deshmor
111.  Hamdi  Muharrem   MUJA, nga Dobruna-Krume, Deshmor
112.   Xhemë  Sadri         BARDHOSHI nga Letaj, Krumë, Dëshmor,
113. Xheladin  Ajet         DAUTAJ, nga Golaj-Krumë, Deshmor
114. Mehriman Ukë        DAUTAJ, nga Zahrishta-Krumë,Deshmor
115. Adem        Ukë        MAZREKU, nga Vranishti-Krumë, Deshmor
116. Xhevat      Ajet       LLESHI, nga Kishaj-Krume, Deshmor
117. Isa             Peshk    MALAJ, nga  Peraj(Letaj)-Krumë, Deshmor
118. Besnik Azem          BRATI, nga Kruma , Dëshmor
119. Naim   Hajdar         CEMA, nga Kruma, Dëshmor
120. Astrit   Selman        PRUSHI, nga  Kruma, Dëshmor
121. Kujtim    Ibish         LLESHI, nga Kishaj – Krumë
122. Mentor   Xhemal     MUHADRI, nga Vllahanë – Krumë
123. Asllan    Rasim        MUHADRI, nga Vllahanë – Krumë
124. Agron                    CAHANI, nga Kruma
125. Bedri                     CAHANI, nga Kruma
126. Hamdi                   CAHANI, nga Kruma
127. Qamil                    CAHANI, nga Kruma
128. Gëzim                   CAHANI, nga Kruma
129. Elez                      CAHANI, nga Kruma
130. Brahim                 DAUTI, nga Kruma
131. Ismail  Halim       DAUTI, nga Golaj – Krumë
132. Xhemal                MUHEDARI, nga Vlahën-Krumë
133. Hajdin                 MUHADARI, nga Vlahën-Krumë
134. Bardhok              KRAJA, nga Vlahën-Krumë
135. Vesel                  GOÇA, nga Cahani-Krumë
136. Xhavit                GOÇA, nga Cahani-Krumë
137. Gentian  Din      BUÇA, Tropoje e Vjeter
138. Sadri  Azem      MALA, Tropa e Vjeter
139. Gramoz Sherif  BUÇA, Tropoja e vjeter
140. Hysni  Salih      PAPAj, Tropoja e vjeter
141. Rexhep  Sadik  PAPAJ, Tropojë e vjetër
142. Arber Skender  HAJDARI, fsh.Degë-B.Curri,invalid
143. Agim Sadik      PAPAJ, Tropoja e Vjeter
144. Qamil Selim     HAJDARI, Dega
145. Ali                  ÇEKU, oficer, Br.138, Tropoja e vjeter
146. Alfred Jakup  GELA, Koçana-B. Curri (Komuna Markgegaj)
147. Riza  Ali         HAXHIA, Shipshan Tropoje
148. Nazmi              ADEMI, nga Kuksi

Sqarim:
1. Në këtë listë, sikundër shihet, përfshihen vetëm ata persona, Vullnetarë për Çlirimin e Kosovës, të reshtuar në radhët e formacioneve të UÇK-së, brenda në Kosovë dhe ata që kanë furnizuar ato formacione.
2. Në datën 04 Janar 2001 është botuar në gazetën “Koha Jonë”  një listë me rreth 40 emëra, në të cilën theksohet se kanë qenë pjesmarrës në radhët e UÇK-së, nga Republika e Shqipërisë. Ajo listë  është e pasaktë pasi vetëm 15% e tyre kanë qenë furnitorë e luftëtarë në radhët e UÇK-së, pavarësishtë se si autor kanë vendosur emërin e ish Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, z. Bislim Zyrapi.

PER KRYESINE E SHOQATËS

Dilaver Rezo  GOXHAI )d.v.        Adem Qerim SHEHI )d.v.
Kryetari                                        Sekretari

(Shpëtim GOLEMI)

– Personalisht ju, kur e keni ndjerë veten më keq në këtë luftë? A jeni ndjerë të tardhëtuar nga qeveritë shqiptare, apo nga politikanë të veçantë?

Përgjigje: Më keq e kam ndjerë veten në momentet e një mbledhjeje, në datën 20 Mars 1999, kur ishim mbledhur me urgjencë si Shtab i Përgjithshëm, në fshatin Divjakë, në mal të Berishës (Drenica e Poshtme). Ishim mbledhur ata antarë të shtabit që ndodheshim për momentin dhe diskutuam se cila do të ishte taktika apo strategjia e formacineve të UÇK-së prej asaj dite, që Forcat e Armatosura të Serbisë filluan të vinin në jetë Operacionin “Patkoi”. Pasi na njohu hollësishtë shefi i SHIK-ut tone, Kadri Veseli, me veprimet dhe gjëndjen e armikut, pothuajse të gjithë antarët prezentë të shtabit ishin në një mendim: “Të urdhërojmë që të gjitha forcat tona të kalojnë në mbrojtje, prandaj të merren masa për fortifimimin”. Unë nuk kisha folur derisa ishin shprehur pothuajse të gjithë, edhe pse situata ishte tepër e elektrizuar. Nuk isha dakort me atë strategji mbrojtëse të një ushtrie çlirimtare dhe i thoshja vetes: ç’t’u desh që erdhe, o i zi, pa e ditur mirë se cila është stratejia e këtyre që janë në krye të kësaj lufte? Ky ka qenë momenti psikologjik më i vështirë për mua në atë luftë. Kadri Veseli e kish vënë re heshtjen time dhe më drejtohet, duke më thenë: Po ju, Shpëtim, pse nuk po shpreheni? Dhe unë i thashë: “Nuk shprehem, sepse nuk jam i një mendimi me ju”. Dhe ua kundërshtova strategjinë e propozuar prej tyre, duke folur shkurtë dhe qartë, si ushtarak profesionist që isha. Më dëgjuan me vemendie që të gjithë. Dhe u kam qenë dhe u jam tepër mirënjohës që më dëgjuan dhe ma respektuan mendimin. Kjo nuk është pak. Ajo tregon qartësinë dhe vendosmërinë e tyre për të luftuar; por,të qenwt tim dhe I oficerave tw tjerw: Bardhyl Tahiri, Tahir Sinani dhe Indrit Carws pranw Shtabit tw Pwrgjithshwm dhe i Adem Shehut komandant i Br 153 nw Zonwn e Llapit, asnjw nuk mund ta kuptojw se sa forcw i kemi sjellw çdo luftwtari tw UÇK-sw dhe sa besim krijuan ata ndaj nesh; jemi krenarw qw besimin e tyre e justifikuam shkwlqyeshwm. Dhe, porsa unw mbarova argumentat e mia, më urdhëruan të hartoja urdhërin luftarak, për të gjitha komandat e zonave operative, për strategjinë dhe taktikat që do të  zbatonin prej asaj dite, duke kaluar në luftë guerile (partizane). Mw pas vendoswm qw tw shpwrndaheshim nwpwr fronte.

Përsa i përket qëndrimit të qeveritarëve dhe politikanëve shqiptarë ndaj nesh që shkuam në atë luftë çlirimtare, përjashtuar vetëm z. Sabit Broka, Neritan Ceka, Enver Reçi, Luan Hajdaraga, Limos Dizdari, Lulzim Basha dhe Gazmend Oketa, (kur kanë qenë me funksione shtetërore), të gjithë të tjerët, me në krye të katër presidentët prej asaj kohe, jo vetëm që nuk kanë denjuar të na japin qoftë edhe dorën, kur ka qenë rasti, por kanë bërë dhe bëjnë të pamundurën për të na injoruar, denigruar e dënuar në maksimumin e mundshëm, jo vetëm si individë por mundësishtë edhe si familje.

– Po nga politikanët kosovarë kush kishte qëndrim të dyshimtë?

Përgjigje: Gjtatë luftës unë pata afër shumë pak politikanë kosovarë: Bislim Zyrapin (Shefi i Shtabit të UÇK-së), Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Ramë Bujën, Sokol Dobrunën, Rexhep Selimin, Fatmir Limën, Agim Çekun (i cili erdhi në luftë në datën 22 prill 1999, një muaj pasi kish filluar bombardimet aviacioni i NATO-s dhe në datën 28 prill, ai emërohet Shef Shtabi). Gjatë luftës nuk kisha kohw tw vwreja dyshime të tilla tek politikanwt e UÇK-sw, edhe pwr faktin se kisha shumw pak punw me ta; vonw, nw ditwt e fundit tw luftws, kur ra intensiteti luftimeve, kam mundur tw vwreja gjwra tw tilla, dhe u thoshja: “Pas lufte ju keni pwr t’i nxjerrw sytw njeri-tjetrit”, por ata nuk mw besonin. Dhe, pwr fat tw keq koha i vwrtetoi dyshimet e mia, gjë që sot i sheh kushdo.

 02 maj 2015

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …