Brickos

Intervistë me dr. prof, Mehdi Polisin

RKL:  Profesor i nderuar! Keni qenë i ftuar për të marrë pjesë në Panairin e Librit, që u mbajt  në Teheran të Iranit,  në cilësinë e prodekanit të Fakultetit Filologjik Dega e Orientalistikës. Cilat janë përshtypjet Tuaja nga kjo ngjarje kulturore?

Mehdi Polisi: Po ashtu është, ne me dy kolegët të Degës së Orientalistikës ishim të ftuar të marrim pjesë në  panairin ndërkombëtar të librit që mbahet në Teheran ne e Republikën Islamike të Iranit. Ftesën na i dërguan më kohë dhe të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe të gjitha shpenzimet e qëndrimit atje i hoqi Republika Islamike e Iranit. Ne, normalisht,  kur e morëm këtë ftesë u gëzuam tepër  sepse dëshironim të dilnim në një botë tjetër, do të thotë në botën e lindjes, ku kishim dëgjuar për Iranin që  parë nga  literatura që e kemi shfletuar,  sidomos nga Kamus-Al Alami  i Sami Frashrit, i cili  në mënyrë të hollësishme  e ka paraqitur kulturën, të arriturat e deri të atëhershme kur është botuar Kamus-Al Alami, dhe shumë gjëra në hollësi për vendet, qytetet, malet, fushat, lumenjtë, bukuritë, kulturat e lashta etj. Dhe, ketë botë të Lindjes  kishim dëshirë ta shikojmë edhe drejtpërdrejt do të thotë nuk mundë te fshehim as gjë këtu kishim dëshirë ta provojmë dhe një gjë e tillë u realizua, kështu qe ne morëm ftesat së bashku me kolegun, Isa Memishi, dhe Abdullah Hamiti profesor të Degës së Orientalistikës.  Në Teheran arritëm me 5 maj dhe u vendosem. Ditën e nesërmen  menjëherë filluam kontaktet, në fakt  ne kishim menduar se do të ishim të lirë të vizitojmë Panairin e librit dhe pastaj te shëtisim, mirëpo ata kishin organizuar, edhe pse ne ishim me ftesë te drejtorit të Studimeve Ballkanike, të themeluar tash shpejt në kuadër të Institutit për hulumtime shkencore Ibën SIna, drejtor ishte zotëri Vahidi i cili ka mbrojt temën e Magjistraturës me titull: “ Pavarësia e Kosovës”. Atë e shoqëronte dhe përkthyesi  nga persishtja në shqip nga shqipja në persisht, i cili ishte student i yni, i orientalistikës  zotëri Abdullah Rexhepi.

Dhe  të nesërmen siç e  thash edhe më parë ne menduam që kjo vizitë të jetë në kuadër të panairit të librit, por punët dolën shumë më tepër seç e kishim  menduar ne. Filluan kontaktet filluan vizitat tjera. Ishte  një agjendë më të vërtetë e jashtëzakonshme sa që nuk kemi pasur kohë as  për  pushime. Kontaktet kanë qenë të përditshme, sa më njërin aq me tjetrin, vizitat nëpër institucione kulturore e kështu më radhë. Qëllimi i vizitave ishte normalisht njoftimi nga dora e parë, edhe për të marrë informacione për atë vend, të cilin ne kishim dëgjuar por tash që ne qëndronim aty, dhe njëkohësisht  edhe për të dhënë informacione të vendit tonë dhe të atyre personaliteteve, me të cilët ne ishim në kontakt të vazhdueshëm. Atyre iu interesonte bota shqiptare, dhe kështu shkëmbenin mendimet të ndryshme. Natyrisht nga kultura nuk mund të anashkalohej edhe pjesa tjetër politike d.m.th. pak sa më gjithë ne nuk kishim atë autorizim që atë të flasim por në atë cilësi ishim më tepër punëtorë të shkencës e të kulturës, dhe në këtë drejtim përpiqeshim të jemi sa ma objektivë, të mos i hiperbolizojmë  gjërat por  t‘i themi ashtu si janë dhe informacionet që i merrnim prej tyre ishin të tilla. Jam i mahnitur me durimin që  pati drejtori i studimeve ballkanike zotëri Vahidi edhe  përkthyesi Abdullah Rexhepi, që na kanë shoqëruar në çdo vend, në çdo institucion, se pa ndihmën e tyre nuk do të kishim mundur të realizonim as një çerek të punës, gjatë qëndrimit në Teheran dhe vizitat tjera në qytete të tjera te Iranit.

RKL: Cilat vende i keni vizituar dhe çfarë u ka bërë përshtypje më tepër?

Mehdi Polisi: Ne vizituam shumë e shumë vende, shumë institucione duke filluar më se pari vizitën e Pallatit të Mbretit  normalisht vizitën e Panairit aty ishin vazhdimisht shkonin, kishte mjaftë libra për të rijnë kishte pasuri të madhe te librit si të vendit ashtu edhe nga jashtë shtetit, ishte Panair por ishte një objekt jashtëzakonisht i përshtatshëm për Panair të librit, ishte objekt i përshtatshëm për një panair aq të madh ndërkombëtar të librit. Mandej vizituam Pallatin e Mbretit, pastaj  një vizitë në bibliotekën impozante Maraashij, në kullë një qytet dy qind kilometra  larg Teheranit. Kjo bibliotekë vetëm me dorëshkrime, shkrime të vjetra prej vitit 1350 si na informuan zyrtaret e asaj biblioteke. Aty kemi parë gjëra të jashtëzakonshme dorëshkrime, bukurshkrime  të ndryshme të tipit më madhështor, të shkruar me dorë por ta qonin mallin se janë të botuara me shtypshkronja. Dorëshkrime të ruajtura dhe ato dorëshkrime i kishte mbledhur ky Maraashi, si quhej personi që i ka mbledhur ato dorëshkrime me vetë iniciativë pa ndonjë kompensim po siç po them gjithmonë me fjalët e atyre zyrtarëve aty gjithmonë duke shpenzuar parat e fundit duke i grumbulluar. Më ka habitur një punë aq e madhe. Kishte rreth tridhjetë mijë dorëshkrime, kishte dorëshkrime të veprave të ndryshme, dorëshkrime të Kur’anit, dorëshkrime të tjera. Ishte një bibliotekë shumë, shumë e pasur me dorëshkrime. Pastaj në qytetin Kum ne vizituam edhe Universitetin ku quhej Universiteti i Studimeve Islamike, “Al Mustafa”. Aty u pritem nga prorektori i Universitetit biseduam rreth programeve rreth planeve mësimore. Aty qëndruam një kohë, pas asaj vizite u nisem në një fshat që quhej Abjane. Ne na shoqëronte dhe na jepte shpjegime të caktuara, zotëri Vahidi, drejtori i studimeve ballkanike. U nisem drejt atij fshati i cili ishte  tremijë vjet i vjetër, një fshat shumë interesant.

RKL: çfarë vlera ruante ai fshat?

Mehdi Polisi: Fshati e ruante arkitekturën. Unë u habita kur e pashë, sepse ishte ruajtur, dhe kur e llogarisë kohën 3 mijë vjeçare, një arkitekturë të tillë të ruhet në atë mënyrë ajo tregonte një qytetërim të jashtëzakonshëm të lashtë, kjo tregonte se ato vende, në bazë të këtyre monumenteve të ndryshme, tregojnë për qytetërimet e lashta absolutisht të ruajtura. Ishte e rëndësishme aty akoma banohej, siç  na thanë banoret e atij fshati se prej tij kanë dalë pesë gjashte ministra, që janë me punë e që vazhdojnë punën dhe intelektualë të tjerë. Ishte një shpat kështu dhe ishin të radhitura edhe ndërtesat ishte interesant, ishte vendi  ku ata i kishin ruajtur ujin etj. Flitej gjuha persiane iraniane, po ata e kishin ruajtur edhe gjuhën e vjetër Pehlevite. Banoret e flisnin edhe gjuhën e vjetër pehlevite, gjuhën e vjetër Iraniane në atë fazën më të hershme. Dhe kështu lulëzonte dhe kështu ishte i ruajtur, mbahej dhe ishte në mbrojtje të shtetit absolutisht. Mandej vazhduam vizitën në Bibliotekën Kombëtare. Mandej morëm pjesë në një emision televiziv të Teheranit. Ishte emision në gjuhën shqipe dhe aty ne ishim në studio dhamë disa informacione rreth raporteve, rreth  kulturave të përbashkëta ku kanë filluar kontaktet e para në mes të shqiptarëve dhe persianëve, por gjithnjë duke referuar librit, literaturës. Edhe aty na kanë pritur jashtëzakonisht mirë. Mandej vizituam  Fakultetin për Studime Ndërkombëtare, ku ishin më shumë degë  interdiciplinare. Ishte dega e studimeve  amerikane, angleze, frënge, italiane etj. Edhe ata ishin shumë të gatshëm për të hapur edhe degën e gjuhës shqipe. Biseduam edhe rreth këtyre problemeve, tash ne duhet të përpiqemi këtu ta formojmë edhe opinionin tonë zyrtar nëse janë të gatshëm ata. Automatikisht ata ishin të gatshëm për një gjë të tillë,  jo si një gjuhë shqipe por në mënyrë interdiciplinare, ku do të prezantohej historia, gjeografia,kultura, ekonomia, sepse ashtu i kishin edhe degët të tjera të jashtëm.

Aty na ka pritë jashtëzakonisht mirë dekani i Fakultetit dhe ai na tha se rektori mungonte dhe po të ishte edhe ai do të na kishte pritur. Pritjet e ngrohta dhe miqësore kanë qenë në çdo institucion, ku kemi marrë pjesë  nëpër institucionet kulturore kanë qenë po ashtu  të jashtëzakonshme, tejet mikpritës në atë drejtim nuk e di se çka të them më shumë e këta ishin fakultete për studime ndërkombëtare ishte jashtëzakonisht i interesuar të ketë bashkëpunim, mandej edhe për shkëmbim studentesh vizita ata të vijnë këndej shkuan aq larg sa që thanë do harxhime edhe studenteve tuaj do t’ia heqim ne. Në këtë fushë ishin të pa kompromis të them të vërtetën. Mandej vizituam Bibliotekën Universitare të Teheranit. Për objektet kushtet të mos flasë se çfarë kushtesh kishin krijuar.  Ne hymë, nëpër salla të mësimit ku mbahej mësimi. Në disa fakultete, dhjetë vetë, gjashtë studentë, dhe profesori rrinte aty me projektor me internet dhe të gjitha kushtet, dhe hapësirat që i kishin që njeriu vetëm kur shkon ti shoh krijon përshtypje me vërtetë objektive, shumë lehtë është të flasësh prej këtu se është ky ,ky dhe nuk flet realitetin, dhe unë më të vërtetë po flas realitetin pa hiperbolizime më ka mahnit mënyra e objekteve, mënyra e përgatitjeve, pastërtia, lulëzimi, kopshtet, parqet dhe është diçka e pa përshkruar.  

Dy ditë pas këtyre vizitave ne shkuam në qytetin e famshëm të Istfahanit.  Unë për këtë qytet pata dëgjuar si nxënës i shkollës së mesme. Më patën thënë se është një ndër qytetet më të bukura në bot. Më të vërtetë ishte i tillë.  Ne shkuam në qytetin e Istfahanit, i cili kishte mbi 2 milionë banorë dhe u vendosëm së bashku me drejtorin e studimeve ballkanike, z. Vahidin dhe përkthyesin, Abdullah Rexhepin. U vendosëm në qendër të Istfahanit në një hotel të kategorisë më të mirë. Kjo do të thotë se ata na nderuan me pritjen e tyre dhe nuk na kanë lënë për asnjë çast anash, sikur të ishim tamam si mysafir të lartë. Ne u vendosëm aty, e vizituam Istfahanin dhe të shohësh, gjelbërimi shtrihej kudo, rregullimi i qytetit shumë i mirë. Vizituam sheshin që quhej Nakshiqihan i cili është sheshi kryesor dhe në të gjendet pallati mbretëror, Pallati mbretëror i Safanitëve. Ai shesh ishte shumë i gjerë, i rrethuar rreth e përqark, tani me shitore të ndryshme të artizanateve, puna e dorës ishte shumë e zhvilluar, dhe kjo ishte edhe arsyeja që ne shkuam nëpër ato vende, ku ato punonin këto gjëra ku njëra punë dore punohej për 1 ose 2 javë, sipas stileve të ndryshme.

Ishte një popull jashtëzakonisht punëtor. Ne në Istfahan i kaluam 2 ditë, në atë pallat jashtëzakonisht të mrekullueshëm i cili nuk mund të përshkruhet, por mund ta krahasojmë me Taxh Mahallën e Indisë, dhe të heqim paralele mes shesheve të tyre, meqë ato janë bërë për treguar se si duket xheneti në këtë botë, pra nuk është bërë pa qëllim. Edhe gjatë vizitave tjera që bëmë aty pamë një urë mbi një lumë, emrin e të cilit nuk po arrijë ta rikujtoi, por lumi ishte i madh me një sipërfaqe të madhe ndërsa ura që ishte mbi të ishte e mrekullueshme. Ajo ishte shumë e njohur, me një arkitekturë të jashtëzakonshme. Gjëja tjerët që më la përshtypje të veçantë gjatë vizitës sonë ishte vizita në parkun e shpezëve, në parkun e luleve, të gjitha këto ishin në kuadër të vizitës në Istfahan. Atje i kishin të gjitha kushtet dhe mua kjo më ka habitur. Të krijohet një lulishte, një gjelbërim, në një vend ku edhe toka është e përshtatshme për një gjë të tillë nuk është për t’u habitur por kur e sheh se rreth e përqark atij vendi është shkretëtirë ndërsa aty, në atë oazë ndërton një qytet me një kulturë të tillë kjo është e çuditshme dhe këto më ka bërë përshtypje të mëdha.

Gjatë vizitave tona, gjatë kohës së lirë, patëm një vizitë edhe në një objekt, që ata e quanin objekt i zjarrit, pra dihet se persianët e vjetër kanë qenë Zaratustrianë,  ata kanë adhuruar zjarrin, dhe ne shkuam në atë objekt ku ata kanë kryer ritin e tyre fetar, ritin e zjarrit, të cilin nuk e kanë lënë të fiket asnjëherë, dhe për të cilin përherë ka pas një kujdestar, pra nuk e kanë lënë të fiket fare deri në pranimin e fesë islame. Tani qëndronte vetëm objekti i cili qëndronte në një kodër ku distanca nga fundi deri në majën e saj mund të kalohej përafërsisht prej 1 orë e gjysmë. Kjo ishte interesante për kohën kur është ndërtuar ai objekt.

Pas kthimit prej Istfahanit, ne patëm takime me përfaqësuesin e Ministrit të Arsimit, z. Genxhiu. Gjatë bisedave me të, shtruam çështjen e njohjes së diplomave të fakultetit tonë se a mund të hasin studentët tanë probleme me njohjen e diplomave të tyre. Ai na premtoi se kjo nuk do të paraqes problem dhe na premtoi se do të angazhohet personalisht  për njohjen e diplomave të studentëve të Kosovës duke shtuar  se studentët mund të vijnë pa ndrojtjen se do të kenë problem me njohjen e diplomave të tyre. Mandej kishim një takim me drejtorin e radios shqiptare të Teheranit, takime me Këshillin e Lart të Fakultetit për Studime Ndërkombëtare, po ashtu kishim edhe takime të tjera.

RKL:  Z. profesor, Ju referuat temën “ Marrëdhëniet Persiane-shqiptare”. Na thoni diçka më shumë rreth kësaj teme?

Mehdi Polisi: Mbajtëm një fjalim në Organizatën për Marrëdhënie Kulturore. Atyre ju interesonte të dinë çdo gjë dhe unë u paraqita me temën “Marrëdhëniet Shqiptaro – Perse” . Prej fillimit dhe unë dhashë shpjegime për dorëshkrimet prej kur kanë filluar të ruhen përshkrimet persiane, në cilat biblioteka tona ruhen dhe ju thashë se këtë ligjëratë do ta ndaj në dy pjesë ngase kam dëshirë të ju jap informacione edhe për Kosovën. Ata ishin mjaftë të interesuar për këtë temë dhe duke ju dhënë atyre një historik për vendin tonë, ju thashë se ju duhet të kuptoni shqiptarët dhe Kosovën ku Kosova është një term gjeografik, ku jetojnë shqiptarët, Por shqiptarët janë një tërësi e tërë por që mjerisht në vitin 1912 i kanë ndarë në 5 shtete. Ata kishin informacione sepse aty ishin të pranishëm edhe diplomatë por unë dëshirova që ata të kenë informata nga dora e parë dhe ju thashë që në vitin 2008 Kosova është bërë e pavarur. Ju shpjegova për dhunën që është ushtruar kundër shqiptarëve,  kushteve dhe rrethanave historike, deri te pavarësia dhe ju sqarove se ajo është njohur nga 67 vende, sa ishin atëherë, duke nënvizuar me  keqardhje se pavarësia e Kosovës nuk është pranuar nga Irani.

RKL: Cili ishte reagimi i tyre me këtë rast ?

Mehdi Polisi: Reagimi ishte i tillë që  Irani ta më parë ta njohë Kosovën dhe kjo çështje bisedohet në qarqet e Iranit. Mësova se kryetari i vendit është i informuar për këtë çështje dhe ne lutemi që një ditë Irani të merr vendim për njohjen e Kosovës. Ndoshta nuk kam pasur të drejtë,  por unë e ngrita këtë çështje dhe nuk është keq që secili intelektual të angazhohet në punën e tij. Kjo ka qenë vetëm një bisedë spontane ku unë fola për njohjen e Kosovën nga shumë vende të botës dhe për mosnjohjen e saj nga Irani dhe kështu përfundoi kjo bisedë. Pas kësaj, unë vazhdova ligjëratën time ku fola për kontaktet, me fillimin e marrëdhënieve persiane, çka është ruajtur nga kultura e lashtë persiane, për ruajtjen e dorëshkrimeve të ndryshme ku përveç tyre kemi edhe  pjesën tjetër të kontakteve. Shkrimtarët tanë janë motivuar nga ato shkrime, ata i kanë përshkruar ato pastaj i kanë përkthyer mandej nga ato shkrime ata janë motivuar dhe kanë marr tema origjinale nga letërsia. Ata kanë qenë të ndikuar nga ajo letërsi, p.sh nga Rubairat e Omer Khajamit, etj, etj. Kështu që kemi arritur te përfundimi dhe kështu e përfunduam vizitën, e cila ka qenë e frytshme dhe e mirë. Gjatë këtyre shpjegimeve që ju dhashë atyre unë fola për Naim Frashërin, Sami Frashërin,  Hafiz Ali Korçën. Për Samiun ju thashë se ka shkruar aq shumë sa po të mblidhet i tërë ai shkrim në një tërësi mund të dalë një vepër e tërë, për Hafiz Ali Korçën, ju thashë se ka qenë nga një vend i vogël, por që me shkrimet e tij ka mahnitur drejtorët e  gazetave, se si është e mundur që një person nga një vend kaq i vogël të shkruaj me një stil kaq të lart, janë habitur edhe poetët dhe shkrimtarët persianë. Ligjërata jonë ka zgjatur rreth 2 orë, për këto janë dhënë edhe lajme.

Qendra për Studime Ballkanike  vepronte në kuadër të Institutit për Hulumtime Shkencore që quhet Ibn Sina, ( Aviciena ), drejtor i së cilës ishte Hosili. Ai na priti dhe zhvilloi me ne një bisedë. Institutit për Hulumtime Shkencore që quhet “Ibn Sina” nga viti 1996 ka një përfaqësi edhe në Sarajevë. Në kuadër të këtij instituti ishte botuar vepra  “Divani i Shirazit”, të cilën na e dhuruan neve e që ishte e përgatitur tejet mirë. Ata ishin të interesuar që të hapin përfaqësinë edhe në Kosovë. Ne kemi biseduar mjaftë shumë rreth këtyre çështjeve por se sa do të realizohet mbetet të shihet.

RKL: Po radioja shqiptare që e përmendët Ju?

Mehdi Polisi: Ajo kishte emisione shqip dhe trajtonte probleme të ndryshme lidhur me Kosovën, shqiptarët, kulturën, pra ishte një radio që kishte program në gjuhën shqipe.

RKL: Sa kishte program kjo radio në gjuhën shqipe ?

Mehdi Polisi: Programi i saj në gjuhën shqipe zgjaste rreth 30 minuta. Gazetarët ishin shqiptarë, aty punonte edhe përkthyesi që na shoqëronte, i cili kishte edhe një tezë të doktoraturës, por që njëkohësisht punonte edhe për të mbajtur familjen, pasi atje kishte edhe familjen e tij. Punonte edhe një djalë që ishte nga Tetova, që quhej Agim, një tjetër ishte nga Shqipëria kështu që vepronin sikur ata të emisioneve të tjera në gjuhë të tjera.

RKL: Cila është panorama e Iranit me femrat e mbuluara?

U përpoqa që së bashku me kolegët e mi, Isa Mehmetin dhe Abdullah Hamitin,  të japim informacione që do të jenë të frytshme, të jenë të dobishme si për ne si për shtetin e Iranit, do të thotë ky ka qenë edhe qëllimi ynë i vizitës, qëllimi që të marrim pjesë në atë panair edhe të kontaktojmë me personalitete dhe institucione të ndryshme. Qëllimi ka qenë pikërisht të njihemi sa më mirë sa më afër të jemi sa më afër njëri tjetrit kështu, kam përshtypje të mira kam përshtypje me të vërtetë të një rregullimi të brendshëm gjithësie. Edhe diçka desha të them neve po na jepet një tablo, një panoramë e Iranit ku në mënyra të ndryshme, sidomos kur shohim ato mbulesa. Ai ishte ligj shtetëror, mbulesa e femrës shamia ishte një ligj shtetëror i cili shumë lehtë mund të tejkalohet, mund të hiqet thënë të vërtetën,  por në qofte se kthejmë nga ana tjetër, dhe të hetojmë sa të drejta kishin femrat. Unë ku shkova nëpër të gjitha institucionet mandej më treguan shoqëruesit tanë, që ka edhe ministre d.m.th. që janë femra që janë pozita të larta shtetërore, madje vete në rrugë i  shihja, në komunikacion gjysma ishin femra që vozitnin vetë d.m.th kishin ato të drejta për mendimin tim të mëdha nuk ishin të ngulfatur të mbyllura të persekutuar të lëna mbas dore. Absolutisht kishin gjitha të drejta,t hynin në restorante shëtitnin se  kur është e mbyllur ka tjetër tretman. Këtë desha ta shtoj nga ky aspekt.

RKL: Profesor i nderuar, Ju jeni prodekan i Degës së orientalistikës, ligjërues në fakultet, jeni edhe autor i  shumë shkrimeve shkencore, përkthimeve të ndryshme. Si i keni arritur këto?

Mehdi Polisi: Po, gjithsesi mund ta them u bënë gati prej viteve të 80-ta, që punoj, veproj këtu në Fakultetin e filologjisë. Rrugët nuk kanë qenë të lehta si të them të shtruara me lule, gjithmonë kemi pas probleme, prej 80-ës, 81-shi, kështu me radhë gjithmonë kemi qenë presione të ndryshme, po vullneti  dëshira  për të arritur më tepër për tu ndihmuar studenteve në të gjitha lëmitë, në fushat profesionale i mund, edhe pse ne probleme me vuajtje ku ta di unë. Vullneti për tu ndihmuar të tjerëve, për t’i ndihmuar kulturës tonë në radhë të parë duke u ndihmuar studentëve, unë kështu kam arritur edhe të jem në mësim edhe në punët shkencore profesionale. Kam vuajtur vetë kur kam qenë student për shkak të teksteve, nuk ka pasur,  mungesa e teksteve ka qenë e tillë dhe që të mos vuajnë studentët unë menjëherë fillova një hap që të filloj të bëj një tekst universitar, një gramatikë të cilën e ligjëroj Gramatikë e gjuhës turke, dhe ja dolëm. Një pune të tillë është vlerësuar mirë nga ana e studentëve, është një tekst profesional. Gjithmonë kamë pas dëshirë të merrem me një personalitet të vlerësuar të çmuar, historikisht të çmuar si Sami Frashrin. Kur kam kontaktuar së pari në veprat e tij shumë prej tyre i kamë hulumtuar. E kam edhe bibliotekën time personale. kam një mori veprash. Samiu është një autor që ka shkruar shumë, në të gjitha fushat e dijes ai ka qenë: enciklopedist i shkencave natyrore, ka qenë poliglot, gjuhëtar, filolog… Në shumë pjesë, në shumë vepra, shumë fusha, është pionier, ai është i pari që ka shkelë në botën e Perandorisë Osmane, në atë kohë në shekullin e 19-te, edhe dëshira për të arritur meqë ai ka shkruar në turqisht, osmanishte në fakt krejt veprimtarinë e ka në osmanishte u deshtë që si profesionist i asaj të merrem me problemet, dhe fillimisht kam nxjerrë nga ” Kamus al Alam ” personalitetet shqiptare, që më interesonin në fillim më tepër, pasi e kreva atë diku kah viti 1994 puna nuk u ndal, në fillim më herët shumë më herët në vitin 1984 e botova librin “Dashuria e Talatit me Fitnetën” një roman shumë i mirë kështu është pëlqyer shumë. E botoi atëherë fillimisht Rilindja te botimet ekskluzive të mira, mandej personalitetet, kam bërë edhe vepra të tjera për Sami Frashrin, veç studimeve që i kam pas po secila prej këtyre veprave është e përcjellë me një studim, natyrisht qoftë linjë para thënies qoftë si para thënie, por janë thënë karakteristikat e veprës e të tjera. Kërkohej një vepër shumë e   njohur e Samiut gjuha. “lisan”në kontakt me kolegë albanologë gjithmonë kërkonin gjithmonë e përmendnin, por nuk dinin se çka në të vërtetë. Dhe i hyra edhe asaj vepre shumë të rëndësishme. Samiu e ka pasuruar literaturën gjuhësore tek ne. Atë që mund ta them që e kanë thënë edhe gjuhëtarët kompetentë, albanologët po mund ta them edhe vetë se pikëpamjet që i ka shfaqur Samiu rreth gjuhës, zhvillimit të gjuhës, ndarjes të gjuhëve, familjeve gjuhësore, nuk janë absolutisht   larg pikëpamjeve të cilat janë thënë shumë më vonë, ku shkenca e gjuhësisë filloi hovin ma të madh. Do të thotë ai ishte tamam një filolog që i kishte njohuritë e jashtëzakonshme. E nga aspekti leksikografik mos të flasim aty ka bërë 5-6 fjalorë, qoftë një gjuhë qoftë dy gjuhësh, e thotë se është ekspert, kishte  arritur shkallën më të lartë të dijes. E në letërsi mu desh edhe anekdotat, i ka shumë të kënaqshme të mira i përktheva. Në vitin 2004 kishte jubileun 100 vjetorin e vdekjes, ishte një jubile, e dija që do të jetë viti i Samiut pak më herët i hulumtova disa vepra të tij siç janë p.sh “Toka” , “Qielli” ,”Njeriu”, “Përsëri njeriu “, Anekdotë” “Mitologjitë  5 vepra u bënë, edhe ato 5 më parë unë e pasurova literaturën d.m.th u bënë 10 vepra të tilla. Nuk ka qenë lehtë se gjuha është e vjetër, gjuha e Samiut është e rëndë e vështirë, se përdorë edhe fjale arabe edhe persiane, fjalë evropiane terma terminologjie në këtë drejtim. Po do të thosha edhe 10 vepra të Samiut i kam përkthyer dhe i kam studiuar këtë drejtim dhe jam i kënaqur i lumtur në këtë punë që kamë arrite. Nuk mundem pa e përmend një vepër që e kam përkthyer nga osmanishtja “Problemet e Shqipes”,  po nuk mundem të mos e them një abetare një dorëshkrim të Hafiz Aliut, Kjo abetare ka shëtit këndej andej e kamë marrë prapë në dorë dhe nuk u arrit që të punohet, dhe dy profesor të Shkodres, Islam Dizdari dhe profesor i ndjerë Faik Luli. U takuam rastësisht ma dha mua atë abetare dhe unë e punova. Është një abetare shumë e vlefshme, ka qenë një shkrim unikat dorëshkrim i vetmi që është gjetur në bibliotekat e Shqipërisë, dhe ma dhanë. Unë atë e punova, doli një vepër shumë e mirë d.m.th transkriptimi, përkthimi , shpjegimet e mundshme i dhashë aty. Nuk mund të them që jam i kënaqur aq shumë, duhet të punohet akoma, shpresoj se po të kemi shëndet do të punojmë edhe ma tutje, përveç atyre studimeve të tjera, artikujve të ndryshëm përkthimeve letrare, po tash është pak më vështirë prej se jam në detyrën e prodekanit punët janë shtuar, angazhimet janë më të mëdha po shpresoj se do të tejkalohen të gjitha, edhe do të punoj edhe më tutje në fushën profesionale dhe shkencore.

RKL: Faleminderit për kohën që ndatë gjatë kësaj bisede me ne. Ju uroj suksese, shëndet, dhe shpresoj që të jemi sërish bashkë edhe për trajtimin e temave tjera që meritojnë të trajtohen.

Mehdi Polisi: Faleminderit! Unë ju përgëzoj edhe për emisionet, unë Radion Kosova e Lirë e dëgjoj rregullisht, faleminderit për punën që e bëni dhe për kohën që sot e keni ndarë për t’u njohur për së afërmi rreth punës dhe aktiviteteve të mia.

Kontrolloni gjithashtu

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën: Flasin Meri Mezini, Irini Qirjako, Margarita Xhepa, Alida Hisku, Myfarete Laze, Enrieta Sina

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën Gëzuar 8 Marsin nënat tona Çfarë është për …