Isa Mustafa

Isa Mustafa: Aleksandër Vuçiq po e viziton veriun e Kosovës sipas agjendës së tij

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa  ka reaguar lidhur me vizitën e  presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë. “Edhe përkundër deklaratave rrahagjokse të bartësve të institucioneve të Kosovës, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq po e viziton veriun e Kosovës sipas agjendës së tij. Problemi nuk qëndron në faktin se një president i një vendi fqinj po e viziton vendin tonë, sepse në një logjikë normale ajo të ishte e natyrshme, ashtu siç do të ishte e natyrshme që presidenti ynë të vizitojë Serbinë”, ka shkruar Mustafa. Ai shton se është e papranueshme që një president i një shteti fqinj të flasë për resurset natyrore të Kosovës si të ishin të tijat.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …