Isa Mustafa

Mustafa: Asnjë tarifë dhe asnjë reciprocitet nuk matet me peshën e partneritetit me Shtetet e Bashkuara

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është deklaruar sërish rreth heqjes së taksës 100 për qind për mallrat të cilat vijnë nga Serbia, duke thënë se “Kosova duhet ta heq tarifën në mirëbesim me SHBA-të dhe BE-në”. Mustafa ka thënë se në situatën aktuale është e rëndësisë themelore të ruhet dhe të kultivohet partneriteti me SHBA-të, dhe të vlerësohet roli prijës i tyre në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, duke shtuar më tej se vetëm SHBA mund të përmbyll marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. Kësisoj, lideri i LDK-së, pohon se asnjë tarifë dhe asnjë reciprocitet nuk matet me peshën e partneritetit, sidomos me SHBA-të por dhe me BE-në.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …