Isa Mustafa

Isa Mustafa iu ka kundërpërgjigjur deklaratave të kryekuvendarit Veseli sa i përket Gjykatës Speciale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa iu është kundërpërgjigjur deklaratave të kryetarit të Kuvendit të Kosovës sa i përket Speciales, duke thënë se Kadri Veseli është mirë të sillet si kryeparlamentar dhe jo si shef i SHIK-ut.  Kreu i LDK-së tha se të gjithë ata që thirren nga Gjykata Speciale duhet t’i përgjigjen ftesës, dhe se për fajësinë apo jo të tyre do të vendosë drejtësia. Ai ka përsëritur edhe një herë se nuk bëhen pjesë e kësaj Qeverie, mirëpo sipas tij duhet të bëhet një ri-konfigurim, duke theksuar se qeveria Haradinaj duhet të rrëzohet. Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e ka quajtur grupin negociator si dekorues.

Kontrolloni gjithashtu

Mandatari për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti sot e prezanton programin e tij qeverisës

Avdullah Hoti: Zgjedhjet në kohë festash të papërshtatshme, por jetike për kthimin e normalitetit

Ish deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 28 …