Gjykata Themelore

Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi 30 ditë paraburgim personit, i cili ka kërcënuar kryeministrin, Haradinaj

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën prej 30 ditë paraburgim ndaj personit B. E i cili dyshohet se ka kërcënuar kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. “Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.E nga fundi i vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019 ishte angazhuar në përgatitjen e akteve terroriste në Kosovë ashtu që me datë 10.01.2019, duke shfrytëzuar aplikacionin “Telegram” si administratorë në kanalin “Luajtë e shkretëtirës” ka publikuar foto kërcënuese ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj me një mbishkrim e në prapavijë shihet flamuri i organizatës terroriste ISIS, me qëllim të frikësimit serioz të popullatës dhe që seriozisht të destabilizoj strukturat themelore politike e kushtetuese të Republikës së Kosovës, pastaj me intervenimin e pjestarëve të Policisë së Republikës së Kosovës DKT në Prishtinë, në telefonin e tij “ Iphone 6” i është gjendur kjo fotografi si dhe një thikë e cila edhe i është sekuestruar nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore. Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.E është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, po ashtu duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të janë kryer veprat penale, peshën e veprave penale, ashtu që nëse i pandehuri qëndron në liri do të mund të përsëris veprat e njëjta apo të ngjashme penale, mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …