Kryeministri Mustafa e rithekson se Kosova refuzon idenë e unionit doganor rajonal

Isa Mustafa: Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës, sulm kundër shtetit dhe pavarësisë

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës e cilësoi si sulm ndaj shtetit dhe pavarësisë.  “Sulmi mbi ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është atak ndaj pavarësisë sonë. Kuvendi është organi më i lartë legjislativ, simbol i rregullimit tonë shtetëror dhe demokratik. Askujt nuk i lejohet të terrorizojë institucionet e shtetit tonë. Ftoj organet e rendit të punojnë në zbardhjen e këtij rasti shumë të dëmshëm dhe tepër të shëmtuar si dhe qytetarët ta japin ndihmesën e tyre. Kryerësit e kësaj vepre duhet të dalin para drejtësisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …