Isa Mustafa

Isa Mustafa: Treni nga Serbia do të shkonte deri në Kaçanik po të mos ishte policia e Kosovës dhe ndërkombëtarët

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pasi dëgjoi një debat të gjatë në seancën e Kuvendit tha se institucionet e Kosovës do të zbatojnë ligjin dhe Kushtetutën në tërë territorin e Kosovës. Kryeministri, gjatë fjalës së tij tha se po mos të ishte Policia e Kosovës dhe ndërkombëtarët treni do të vinte deri në Kaçanik. Përderisa njësitet e Policisë kanë qenë në kufi me Serbinë, treni i nisur nga Beogradi nuk do të hynte me asnjë kusht në Kosovë. Policia nuk kishte  dalur  atje për të bërë humor me askënd, por për ta mbrojtur sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Beqë Cufaj: Dëshmia e James Rubin në Hagë është historike, Kurti gaboi me Amerikën

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, e ka quajtur historike dëshminë e ish-ndihmëssekretarit amerikan …